Takime filmike | “Romani i Xhimit” (2024) | Më 19 shkurt 2026 në Kinotekë

Coversite

Takime filmike | “Romani i Xhimit” (2024) | Më 19 shkurt 2026 në Kinotekë

19.02.2026 | Në Kinotekë

Hapja e “Takimeve filmike”

në Kinotekë

Krijimi i një takimi mujor filmik në Kinotekë, ku do të shfaqen filma bashkëkohorë francezë, si dhe klasikë të shquar të kinemasë franceze.

Kjo ngjarje i drejtohet mbarë publikut, me një fokus të veçantë tek të rinjtë dhe fëmijët, për t’i njohur ata me pasurinë dhe diversitetin e artit të 7-të të kinemasë franceze.

Një mundësi unike për të ndarë momente filmike, për të rizbuluar kryeveprat dhe për të eksploruar krijime të reja!

Le Roman de Jim (2024)

Romani i Xhimit (2024) nga Arno Larie, Zhan-Mari Larie, me Karim Leklu, Letisia Dosh dhe Sara Zhirodo.

I shfaqur si premierë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2024, filmi u nominua më pas me çmimet “Lumières 2025” nga shtypi i huaj (Filmi më i mirë dhe aktori më i mirë). Ky vlerësim kulmoi me çmimin “César” për aktorin më të mirë në vitin 2025, që iu nda Karim Leklus.

Përmbledhje (sinopsis):

Imeriku takon rastësisht Floransën, një ish-kolege, në një festë në Sen Klod në rajonin Ot-Zhyra. Ajo është gjashtëmuajshe shtatzënë dhe beqare. Kur lind Xhimi, Imeriku ndodhet atje. Ata kalojnë vite të mrekullueshme së bashku, deri në ditën kur mbërrin Krostofi, babai biologjik i Xhim-it… Mund të jetë fillimi i një melodrame, por është edhe fillimi i një odiseje të atësisë

Vlerësimet kritike nga shtypi

– Të dy Larietë, të cilët praktikojnë një stil filmash plotësisht të decentralizuar, pasqyrojnë një portret të ri të jetës provinciale pa asnjë folklor, duke u përqendruar te njerëzit e zakonshëm, të cilët ia dalin mbanë me jetën e tyre, duke kërkuar si në çdo person, ashtu edhe në çdo vend, veçantinë e së përditshmes. Kishte kaluar shumë kohë që kur ne nuk kishim parë kësisoj një dashuri të tillë për personazhet në kinemanë franceze. (Lë Mond)

– I përshtatur nga romani i Pierrik Bajiut, “Romani i Xhimit” është një melodramë gjithëpërfshirëse dhe e thellë për atësinë, ku të gjithë personazhet janë thellësisht realë. (Lë Parizien)