08 Jan Ekspozitë në dritaren e Institutit Francez në Shkup « Molivers » | 26.01. – 28.02.2023
HAPJA: të enjten, më 26 janar 2023, në orën 17 | Instituti Francez në Shkup
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2023
–
Instituti Francez në Shkup ka përkrahur projektin “Molivers” të Katedrës së Dizajnit në Fakultetin Teknologjik në Shkup dhe Katedrës së Frëngjishtes në Fakultetit Filologjik në Shkup.
Projekti i realizuar nga studentët e dy fakulteteve, nën udhëheqjen krijuese të profesoreshës, znj. Lidija Georgieva, ka për synim konceptimin dhe realizimin e një ekspozite, përmes së cilës autorët dëshirojnë të përçojnë një mesazh të fortë për kohën në të cilën po jetojmë. Dilema e krijuar nga teknologjitë e reja, metaversi apo universi, na shtyjnë të reflektojmë sot mbi interpretimin e veprës së Molierit.
Ekspozita/performanca fillimisht u prezantua në Shkup, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, si dhe në ambientet e ekspozitës së Solin d`Abovilit, krijuese e agjencisë së dizajnit dhe krijimit « ManiMani », në Paris.
Vitrina e Institutit Francez në Shkup është faza e fundit e këtij projekti inovativ.
Ejani në numër sa më të madh dhe mbështesni këta krijues të rinj!