Dita e Dyerve të Hapura 2026

Site 1920x1080

Dita e Dyerve të Hapura 2026

Me rastin e fillimit të vitit shkollor me veprimtari kulturore, Instituti Francez në Shkup hap dyert e tij për publikun për një ditë nën shenjën e njoftimit, shoqërimit dhe krijimtarisë!

Kjo ditë do të ndërthurë informacionin, kulturën, muzikën, kinemanë, lojërat, krijimtarinë digjitale dhe takimet joformale, për tu njohur me Institutin Francez si një hapësirë e gjallë, e hapur dhe pjesëmarrëse.

Ejani të zbuloni të gjitha aktivitetet e Institutit Francez, të bashkëbisedoni me ekipin dhe partnerët tanë, të takoni artistë dhe të eksploroni forma të ndryshme të krijimtarisë bashkëkohore.

Në prag: 09 shtator

Të mërkurën, më 09 shtator 2026 nga ora 17:00 deri në orën 18:00

Exposition

Stina kulturore do të fillojë që të mërkurën, më 9 shtator, me ekspozitën e artistit Gjorgje Jovanoviq, të prezantuar në vitrinën e Institutit Francez.

Një shije paraprake e sezonit të ri kulturor, përpara një dite të tërë me njohje dhe takime!


468435287 10162316031159138 3145986903071809389 N


DDH: 10 shtator

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 11:00 deri në orën 17:00


a. Këndi i leximit për fëmijë

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 11:00 deri në orën 11:40

Zbulimi i librave për fëmijë dhe të rinj përmes leximeve dygjuhëshe në frëngjisht dhe maqedonisht, nga albume dhe fragmente të romaneve, të disponueshëm në mediatekë.

561818263 1204242015063270 1178325684047849682 N


b. Kuiz

« Kultura franceze dhe gjuha frënge »

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Të ndarë në ekipe, pjesëmarrësit do të duhet të zgjidhin enigma rreth gjuhës frënge, Parisit, gastronomisë, kinemasë, sportit dhe figurave të mëdha franceze.


Publiku: nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta.

484615933 1041349268019213 4528346198667086386 N



c. Vizitë me udhërrëfyes

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 13:00 deri në orën 13:30

Një vizitë kushtuar veçanërisht nxënësve të shkollave të mesme, për të zbuluar hapësirat e ndryshme dhe misionet e shumta të Institutit Francez.

Publiku: Të gjitha moshat


601343774 1261882719299199 7594424413719893283 N

DDH: 10 shtator

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 16:30 deri në orën 17:15

Instituti Francez do të prezantojë për herë të parë të gjitha videot e realizuara në kuadër të projektit « Gratë dhe arti », kushtuar disa artisteve nga Maqedonia e Veriut.

Në përfundim të shfaqjes, publiku do të ftohet të bashkëbisedojë me pjesëmarrëset në projekt, artistet dhe realizuesit:

Ky takim joformal me publikun e përbërë nga të rinj, do të mundësojë vazhdimin e reflektimit rreth vendit të grave në art, rrugëtimit dhe përvojave të tyre.


Screenshot 2026 08 20 170500

DDH : 10 shtator

Të enjten, më 10 shtator 2026 nga ora 17:00 deri në orën18:00

Për ta përmbyllur ditën në një atmosferë festive, ju presim nën tingujt e muzikës franceze në çaste çlodhjeje dhe shoqërimi.

Në program gjithashtu përfshihet: degustim pitesh dhe specialitetesh të përgatitura nga anëtarët e ekipit, madlena, biskota të brishta me gjalpë dhe ëmbëlsira të tjera, të shoqëruara me lëngje frutash dhe ujë.


Screenshot 2026 08 20 171422

Aktivitete të tjera:

Muzikë franceze

Një përzgjedhje e muzikës franceze do të shoqërojë të gjithë gjatë tërë ditës, që nga hapja, për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Hapësira e lojërave

Një hapësirë kushtuar lojërave të tavolinës do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës.

Paneli pjesëmarrës dixhital: « Instituti Francez i së nesërmes »

Falë një kodi QR, vizitorët do të mund të ndajnë idetë dhe dëshirat e tyre për aktivitetet e ardhshme të Institutit: Çfarë aktiviteti do të dëshiroje të shihje në Institutin Francez? Cilat tema të interesojnë më shumë? Cilat formate i preferon?

Muri pjesëmarrës

Në hapësirën DVD/CD, do ta ftohet që secili të shkruajë një fjalë në një rrotull të madhe letre, një vizatim ose një mesazh destinuar Institutit Francez në Shkup.

Takime të lira dhe hapësira për mbajtjen e orëve të frëngjishtes

Gjatë gjithë ditës, publiku do të mund të bashkëbisedojë me ekipin e Institutit Francez, mësimdhënësit e gjuhës frënge, ish-studentët që kanë përfituar nga ndonjë program mobiliteti ose ndonjë bursë në Francë, si dhe me përfaqësues të katedrës së gjuhës frënge.