Panairi i studimeve në Francë

24

Panairi i studimeve në Francë

Të hënën, më 28 tetor 2024, në orën 12 I Në BKU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup

Panairi është vendtakim i pashmangshëm i studentëve nga Maqedonia e Veriut, shpesh nga paralelet bilinguale frankofone, që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Francë.

Plakat Saem Na Studii 2023 724x1024 1

Ky panair është një ngjarje me rëndësi të madhe për nxënësit shkollave të mesme dhe studentët nga Maqedonia e Veriut, e veçanërisht për ata që kanë përfunduar shkollimin në paralelet dygjuhëshe frankofone dhe dëshirojnë të ndjekin arsimin sipëror në Francë.

Është kjo një mundësi e shkëlqyer për të marrë drejtpërsëdrejti informatat e nevojshme për programet e studimit nga përfaqësuesit e universiteteve franceze, të pranishëm në panair, si dhe informata shtesë për të gjitha aspektet e jetës studentore në Francë. Panairi i studimeve në Francë do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”.

Ju mirëpresim 

Ве очекуваме!