Mbrëmje gala e filmit “Pasioni i Doden Bufanit” | Më 01.03.2024

Pozadini Za Sajt (2)

Mbrëmje gala e filmit “Pasioni i Doden Bufanit” | Më 01.03.2024

Premiera – Të premten, më 1 mars 2024 | në orën 20 | Në Kino Milenium

«Pasioni i Doden Bufanit», bashkëprodhim franko-belg nga Tran An Hung (2023; 2h 16min.) со Zhyliet Binosh, Benoa Mazhimel, Emanuel Solenzh.

Me mbështetjen e kompanisë farmaceutike « Zegin », ky film i mrekullueshëm është nominuar për 3 çmime Cezar në vitin 2024 dhe tashmë është fitues në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2023.

Filmi shfaqet me përkthim në maqedonisht.

Evgjenija është një kuzhiniere e shkëlqyer, e cila prej 20 vitesh punon te kuzhinieri i famshëm Doden. Me kalimin e kohës, nga praktika e tyre gastronomike dhe admirimi i ndërsjellë për ushqimin, lind një marrëdhënie dashurie. Nga bashkimi i tyre do të krijohen disa nga specialitetet më të shijshme dhe më të rafinuara që do të kënaqin edhe personalitete të njohura botërore. Megjithatë, Evgjenija, e etur për liri, nuk do të dëshironte kurrë të martohej me Dodenin. Prandaj, ai vendos të bëjë diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë: do të fillonte të gatuante për të.*
Kritikat e mediave

• Krijuar për kënaqësinë më të madhe, në film shfaqet në një mënyrë të mrekullueshme arti i gatimit të kujdesshëm dhe shijimit të vetëdijshëm.

(“Band a Par”)

• Kujdes: filmi do të shkrijë edhe zemrat më ngurta. I filmuar me sqimë dhe butësi të jashtëzakonshme, “Pasioni i Doden Bufanit” është një mrekulli e vogël që do t’ju bëjë të dashuroheni në çiftin Zhyliet Binosh dhe Benoa Mazhimel, si asnjëherë më parë.

(“Ekran larzh”)

•Tran An Hung na përgatit një festival në të gjitha ngjyrat përmes përgatitjes së vakteve, shërbimit dhe shijimit të tyre, në një ambient të relaksuar, ku argëtimi kthehet në diçka thelbësore.

(“Frans Info Kultur”)