Shfaqja ekskluzive në kanalin televiziv “TV 24” e filmit “Lufta e re e heqjes së kopsave” | 18.06.2021

Nouvelle Guerre Des Boutons

Shfaqja ekskluzive në kanalin televiziv “TV 24” e filmit “Lufta e re e heqjes së kopsave” | 18.06.2021

Të premten, më 18 qershor 2021, në orën 15 :15 | Në kanalin televiziv « TV 24 » 

 

Shfaqje ekskluzive për më të rinjtë, në kanalin televiziv TV 24, të filmit

“Lufta e re e heqjes së kopsave”

nga Kristof Baratie (2017) me Laetisia Kasta, Gijom Kane dhe Kad Merad.

 

Është muaji  mars i vitit 1944. Përderisa planeti tronditej nga përmbysjet e shkaktuara prej luftës botërore, në një cep të vogël të një fshati francez ndizet një lojë lufte e fëmijëve … Për një kohë të gjatë, fëmijët e fshatrave fqinjë të Longvernit dhe Velranit përplaseshin pa mëshirë. Por kësaj radhe, lufta e tyre do të merrte një kthesë të papritur: të gjithë të burgosurve të vegjël do t`iu hiqeshin kopsat e rrobave të tyre, në mënyrë që ata të largoheshin thuajse të zhveshur, të mundur dhe të poshtëruar.

Ky konflikt tani e tutje do të merrte emërtimin: “lufta e kopsave”. Së këndejmi, fshati që do të mblidhte më shumë kopsa do të shpallej fitues… Në periferi të këtij konflikti, vajza e re me origjinë hebraike, me emrin Violet, do t`ia rrëmbente zemrën Lebrakut, udhëheqësit të Longvernit. Vallë, a do të denoncohej dhe zbulohej origjina e vërtetë e Violetës? Ju mbetet ta shihni!