Stazh praktik ofruar nga BELC I korrik 2024, Francë

Belc

Stazh praktik ofruar nga BELC I korrik 2024, Francë

Stazh praktik ofruar nga BELC  (Zyra për mësimdhënien e gjuhës frënge dhe civilizimit francez jashtë vendit) në kuadër të Universitetit Veror 2024, për mësimdhënëssit e frëngjishtes apo për ata të lëndëve jogjuhësore (matematikë në frëngjisht) nga paralelet dygjuhëshe frëngjishtfolëse të shkollave të mesme, që kanë fituar markën LabelFrancEducation, korrik 2024, Francë

Profesorët e frëngjishtes ose lëndëve mësimore jogjuhësore (matematikë në frëngjisht), që japin mësim në ndonjërën prej paraleleve dygjuhëshe frëngjishtfolëse në shkollat e mesme- gjimnazet, që kanë fituar markën LabelFrancEducation, ftohen të aplikojnë për të marrë pjesë në stazhin praktik të ofruar nga BELC – Universiteti Veror 2024, gjatë muajit korrik në Francë.


Mënyrat e dërgimit të aplikimeve

Dërgoni një letër motivuese (1 faqe) të shoqëruar me biografi, përmes postës elektronike në education@ifs.mk, deri më 10 mars 2024.


Image 2

*Për datat e sakta të trajnimit, si dhe për vendndodhjen do të njoftoheni më vonë.

Shpenzimet e trajnimit, akomodimit, ushqimit dhe transportit mbulohen nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës dhe Instituti Francez në Shkup.