Mbrëmje franceze në kuadër të Festivalit veror të recitalit në Ohër nga harpistja Eloiz Karlin-Zhons | 31.07.2021

Heloise Carlean Jones1

Mbrëmje franceze në kuadër të Festivalit veror të recitalit në Ohër nga harpistja Eloiz Karlin-Zhons | 31.07.2021

Të shünën, më 31 korrik 2021, në orën 21:00, në Kishën e Shën Sofisë në Ohër

 

Mbrëmje franceze në kuadër të Festivalit veror të recitalit në Ohër nga harpistja Eloiz Karlin-Zhons

Festivali i Verës në Ohër dhe Instituti Francez në Shkup ju sjellin një koncert të rrallë me rastin e mbrëmjes tradicionale franceze: një recital nga harpistja e re dhe e talentuar Eloiz Karlin-Zhons.

 

Eloiz Karlin-Zhons është një harpiste franceze me origjinë nga Afrika e Jugut, aktualisht anëtare e Orkestrës së Gardës së Republikës. Pasi mori diplomën e studimeve universitare në Paris, ajo u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të studiuar në Institutin e Muzikës “Curtis”. Ajo vazhdoi studimet posdiplomike në Universitetin e Jales. Gjatë studimeve të saj në Jale, ajo u mësoi studentëve që studionin harpën si një instrument dytësor.

Eloiz Karlin-Zhons ka performuar me orkestrat kryesore si Orkestra e Filadelfias, Simfonia e Botës së Re, Orkestra e Festivalit të Aspenit dhe Orkestra “Tanglewood Music Center”. Në muzikën e dhomës, e gjejmë atë në formacione të ndryshme gjatë serisë së Muzikës së Dhomës në Sterling, ose në Koncertet e Vista-s. E interesuar për muzikën bashkëkohore, ajo luan në ansamblet Curtis 20/21 dhe New Music New Haven, me të cilët krijoi një numër të madh veprash dhe interpretoi repertorin e shekujve 20 dhe 21.

Pasioni i saj për harpën nuk është i kufizuar në instrumentin e sotëm: ajo zbuloi harpën barok në klasat Master të Sospelit dhe vazhdoi për Yale Baroque Opera Project dhe Yale Collegium Musicum.