Mbrëmje franceze në Festivalin e Verës në Ohër | 17.08.2020

Braquet Labert

Mbrëmje franceze në Festivalin e Verës në Ohër | 17.08.2020

Koncert nga dueti i muzikantëve të rinj dhe të talentuar francezë,
i përbërë nga Arian Baket, oboiste dhe Teofor Lambert, pianist

Mbrëmje franceze në Festivalin e Verës në Ohër, të hënën, më 17 gusht 2020, ora 20 :30, në kishën « Aja Sofia »

Program:

  • Clara Schumann, Romances op 22
  • M. Dranishnikova, Poème pour hautbois et piano
  • P.I. Tchaikovsky, Romance op 16, n°1 Lullaby
  • F. Poulenc, Sonate pour hautbois et piano
  • S. Rachmaninov, Étude op 39 n°5
  • A. Pasculli, Concert Un motif de l’opéra « la Favorita » de Donizetti


Muzikantja e orkestrës, muzikantja e salloneve, solistja dhe mësimdhënësja, Arin Baket, oboiste në lojëra të ndjeshme, kërkon gjithmonë të ndryshojë repertorin dhe praktikat e saj. Pas pesë vjet studimesh në Konservatorin « Serzhi Pontoaz », ajo fitoi unanimisht çmimin si oboiste dhe muzikante sallonesh. Ajo pastaj iu bashkua Konservatorit me ndikim rajonal në Paris, për të ndjekur trajnim në muzikën e vjetër, si dhe Konservatorit Kombëtar të Lartë të Muzikës dhe Valleve në Paris, ku aktualisht është duke studiuar si oboiste. Me katër miq nga konservatori, ajo themeloi kuintetin e instrumenteve të erës « Apalone », me të cilin performon rregullisht. Dashuria e saj për orkestrën e shtyn muzikanten të marrë pjesë në akademi ndërkombëtare orkestrale, siç është ajo e festivalit « Schlesëig Holstein », ku ajo performon në salla të mëdha gjermane dhe luan nën dirigjimin e dirigjentëve të famshëm. Arian Baket performon rregullisht në ansamble klasike, siç janë orkestra « Lamoure », orkestra kombëtare e Lilit, orkestra e Dhomave të Evropës së Re, nën dirigjimin e Nikola Kroze, ku ajo kishte fatin të luante si soliste që në vitin 2016, apo në Qendrën muzikore të Salloneve të Parisit, ku merr pjesë në elaborimin e një spektakli, në të cilin kombinohet teatri dhe muzika duke u përzier rreth Maskenballit të Pulens.

Teodor LAMBERT, e lindur në vitin 1990, filloi të luante piano që në moshën nëntë vjeçare. Pasi studioi në konservatorët rajonalë dhe departamentarë të Bulonj-Bilankur, Isi-les-Mulino, Romenvil dhe në Pol Superier, pas mësimdhënies artistike në Paris, ai hyri në Konservatorin Kombëtar të Muzikës dhe Vallëzimit në Paris, për të ndjekur orë të pianos te mjeshtri Emanuel Stroser dhe Sesil Ugonard-Rosh, orë të shoqërimit në piano te Sebastien Vishard, Zhan-Frederik Neburger dhe Jumi Otsu. Fitues i Konkursit Ndërkombëtar « Klod Boneton » në Set (enkas me çmimin e publikut) dhe Konkursit “Solistët e rinj të Sorbonës”, ai ka interpretuar në vende të ndryshme në rajonin e Parisit dhe në Francë.

Rezervoni biletat tuaja në Festival.