18 Mar Java e Kinemasë Frankofone | 24. – 26.03.2022
Në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe atë të Rumanisë në Maqedoninë e Veriut.
Hapja e javës së kinemasë frankofone
Të enjten, më 24 mars 2022, në orën 20 :00 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
“Gjërat që i themi, gjërat që i bëjmë”
nga Emanuel Mure (Francë, 2020), me Kamelia Zhordan dhe Niels Shnejder
Dafne, shtatzënë tre muajshe, është me pushime në fshat me të dashurin saj Fransoan. Por, ai duhet të largohet për shkak të punës së tij dhe kësisoj, ajo mbetet e vetme dhe e mirëpret Maksimin, kushëririn e saj, të cilin nuk e kishte takuar asnjëherë më parë. Për katër ditë me radhë, përderisa presin kthimin e Fransoas, Daphne dhe Maksimi gradualisht njihen me njëri-tjetrin dhe i tregojnë njëri-tjetrit histori gjithnjë e më intime për historitë e tyre të dashurisë në të kaluarën dhe të tashmen…
_______________________________
Të premten, më 25 mars 2022, në orën 20 :00 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
Shfaqja e filmit zviceran
« Si familje »
nga Frederik Bajif (Zvicër, 2022)
Në zemër të një familjeje nikoqire, një grup vajzash adoleshente jetojnë me tutorët e tyre. Porsi një familje, edhe pse nuk kanë bërë përzgjedhjen mes tyre, ata jetojnë nën të njëjtën çati. Kur një lajm i befasishëm ndez gjakrat, atëherë vjen në pah një sistem i tërë sklerotik dhe retrograd në mes të ditës.
_______________________________
Të shtunën, më 26 mars 2022 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
18h00 – Shfaqja e filmit
« Shën Mëria e Nilit »
nga Atik Raimi (Belgjikë, Francë, Ruanda, 2020)
Rwanda, 1973. Dans le prestigieux institut catholique “Notre-Dame du Nil”, perché sur une colline, des jeunes filles rwandaises étudient pour devenir l’élite du pays. En passe Ruandë, viti 1973. Në institutin prestigjioz katolik “Shën Mëria e Nilit”, i vendosur në një kodër, vajzat e reja ruandeze studiojnë për t’u bërë një ditë pjesë elitare e vendit. Rrugës drejt diplomimit, ata ndajnë të njëjtin konvikt, të njëjtat ëndrra, të njëjtat sfida të adoleshencës. Por në të katër anët e vendit si dhe brenda shkollës gjëmojnë antagonizma të thella, të cilat do të ndryshojnë përgjithmonë fatin e këtyre vajzave të reja dhe të mbarë vendit.
20h00 – Shfaqje e film dokumentar
Rumaninë e egër
Me titra në gjuhën frënge