Panairi i risisë: Ekonomia qarkulluese dhe industritë krijuese I 27.10-30.10

Exposition, Performance Et Rencontre

Panairi i risisë: Ekonomia qarkulluese dhe industritë krijuese I 27.10-30.10

Nga e hëna, 27 tetor, e deri të enjten, më 30 tetor 2025 | Në arenën “Boris Trajkovski”

INDUSTRITË KULTURORE DHE KRIJUESE.

Ngjarja “Risitë në ekonominë qarkulluese dhe industritë krijuese”, e organizuar në Shkup, nga data 27, e deri më 30 tetor 2025, do të bashkojë aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, rreth sfidave të tranzicionit ekologjik dhe kreativitetit, me qëllim stimulimin e dinamikave lokale dhe evropiane rreth tranzicioneve ekologjike (mjedisore) dhe dixhitale.


Instituti Francez në Shkup i bashkohet kësaj nisme, duke ftuar disa ekspertë francezë, për të folur në panele strategjike.

 – Paneli i parë do të nxjerrë në pah ekosistemin e startup-eve në Francë, me qëllim ndarjen e praktikave më të mira dhe frymëzimin e ekosistemit në Maqedoninë e Veriut.


 – Paneli i dytë do t’i kushtohet financimit të startup-eve, ku një ekspert francez do të prezantojë mekanizma mbështetës për risinë dhe sipërmarrjen.


– Paneli i tretë do të shqyrtojë rolin e inteligjencës artificiale dhe dizajnit në ekonominë qarkulluese, me referimin e një specialisti të njohur francez.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Energotehnomën, EIT Community Hub dhe Përshpejtuesin Ukim dhe është pjesë e projektit të madh FEF “Artet dixhitale, risia dhe rinia”. Energotehnoma, EIT Community Hub, Ukim Accelerator