TAKIMET E KINEMASË I Maria (2024) I Më 06.05.2026 I Në Kinotekë

Event Model

TAKIMET E KINEMASË I Maria (2024) I Më 06.05.2026 I Në Kinotekë

Të martën, më 6 maj 2026 | Në Kinotekë I Në orën 20:00

MARIA

(2024 103 min.) nga Zhesika Palo, me Anamarija Vartolomejin, Met Dilonin, Xhuzepe Maxhon

Përmbledhje:

Maria është në pragun midis botës së fëmijëve dhe të rriturve kur shkëlqen në ekranin e madh të filmit kontrovers, i cili më vonë bëhet legjendar: “Tango e fundit në Paris”. Ajo bëhet e famshme në botë, por mbetet e vetme dhe e papërgatitur si për famën ashtu edhe për skandalin, si dhe për gjithë barrën që vjen me atë errësirën që vjen pas saj.

Mediat shkruan:

Përmes syve të një regjisori, filmi zbulon ferrin pas skenave të xhirimeve dhe çmimin që paguan fama. Kjo biografi fiton peshë pothuajse dokumentare në epokën pas #MeToo. Por është edhe diçka më shumë – një portret i fuqishëm i një gruaje që u poshtërua, duke na kujtuar fatet e thyera të Romi Shnajderit dhe Merilin Monrosë. (Klouser)

“Maria e kaloi tërë jetën e saj duke luftuar për të treguar të vërtetën rreth asaj që ndodhi vërtet gjatë atij xhirimi, e vetme, përpara një shoqërie që nuk ishte e gatshme ta dëgjonte”, thekson Anamarija Vartolomei, me dhembje të theksuar. Ajo i bën nder dhe homazh asaj duke e mishëruar me aq saktësi në këtë film të papërpunuar dhe prekës. (Lë Parizjen) °

Edicioni i dytë i takimeve të kinemasë në Kinotekë

Edicioni i dytë i takimeve mujore të kinemasë në Kinotekë, ku do të shfaqen filma bashkëkohorë francezë, si dhe klasikë të mëdhenj të kinemasë franceze.

Një mundësi e veçantë për të gjithë dashamirësit e filmit, për tu njohur me kryevepra të reja të filmit francez!