Takim letrar me Patris Pavisin I “Ti je poezi” I Më 22.05.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Takim letrar me Patris Pavisin I “Ti je poezi” I Më 22.05.2025

Të enjten, më 22.05.2025 I Në orën 19 I Në Institutin Francez në Shkup

Me përkthim konsekutiv

Patris Pavis – profesor i shquar

me një opus të pasur krijues

Profesori i shquar Patris Pavis, njëkohësisht teatrolog me famë botërore do të prezantojë veprën e tij të jashtëzakonshme krijuese dhe karrierën akademike si ligjërues në tre kontinente dhe si autor i fjalorëve më të lexuar dhe më të përkthyer mbi teatrin dhe artet interpretuese (të skenës).

Në fund të karrierës së tij universitare, teoricieni Pavis do të “riorientohet” dhe do të fillojë të shkruajë drama dhe më në fund do të shkruante një roman të ngërthyer me poezi, të titulluar “Ti je poezia”, ​​i cili u përkthye në maqedonisht.

Takimi me Pavisin pasurohet nga pjesëmarrja e:

– znj. Despina Angellovska, profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, teoriciene e teatrit dhe dramës, autore dhe përkthyese, dhe

-Z. Vlladimir Martinovski, profesor në Katedrën e letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese, dekan i Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, shkrimtar dhe poet.

Takimi përfshin edhe një lexim letrar të fragmenteve nga veprat e Pavisit nga ana e studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike dhe Fakultetit Filologjik.


Patris Pavisi do të marrë gjithashtu titullin Honoris Causa, si shenjë e njohjes së punës së tij të jashtëzakonshme, e ndërkaq ky titull do t’i jepet nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.

Patris Pavisi do të marrë gjithashtu titullin Honoris Causa, si shenjë e njohjes së punës së tij të jashtëzakonshme, e ndërkaq ky titull do t’i jepet nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ti Si Poezija

Kush është Patris Pavisi?

Patris Pavisi është shkrimtar dhe studiues i teatrit me famë botërore.

I lindur në vitin 1947, ai ka një karrierë universitare ndërkombëtare pas tij, e cila i ka mundësuar të bëhet njëra nga figurat kryesore në studimet e teatrit bashkëkohor.

Karriera akademike

Profesor në Universitetin Paris 3: Sorbona e Re dhe në Universitetin Paris-VIII-Vensen-Sen Deni për disa dekada me radhë (1976-2007), ai ka ligjëruar edhe në Universitetin e Kentit (2007-2016), si dhe në universitete të ndryshme gjermane në Munih, Bohum, Majnc, por edhe në Universitetin Kombëtar të Arteve në Kore, gjegjësisht në Seul.

Mirënjohje

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në botën akademike i ka mundësuar atij marrjen e titullit anëtar nderi i Universitetit të Londrës dhe Honoris Causa i Universiteteve të Bratislavës dhe Sofjes.

Ai është gjithashtu edhe laureat i Fondacionit Humbolt (1985, 2007).

Botime

Autor i shkëlqyer

Autor i një sërë veprash, edhe atë: “Fjalor i teatrit”, “Analizë e shfaqjeve”, “Regjia bashkëkohore” dhe “Teatri bashkëkohor”.


Veprat e tij, përveçse janë ndër më të përkthyerat, përfaqësojnë edhe një autoritet në fushën e studimeve ndërkombëtare të teatrit.

Praktika teatrore

Përveç përvojës së tij si teoricien, Patris Pavisi ka drejtuar gjithashtu edhe punëtori dhe shfaqje të shumta teatrale në të gjithë botën, veçanërisht në Gjermani, Australi, Spanjë, Sllovaki, Finlandë, Kili, Argjentinë dhe Kore.