
28 Mar Punime të zgjedhura nga koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor
Më 8 prill 2025, në orën 20, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup.
Punime të zgjedhura nga koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor
Më 8 prill 2025, në orën 20, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup.
Me rastin e mbylljes së muajit të Frankofonisë në Shkup, Muzeu i Arteve Bashkëkohore në Shkup dhe Instituti Francez në Shkup kanë nderin dhe kënaqësinë të prezantojnë ekspozitën “Përzgjedhje nga koleksioni francez i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup”, ku veçohen veprat e njohura të artit bashkëkohor francez.
Hapja zyrtare do të bëhet me fjalimin e Sh. T. z. Kristof Lë Rigoler, ambasador i Francës në Maqedoninë e Veriut, e më pas do të pasojë një prezantim nga kuratori Matje Leljevr, përgjegjës i departamentit të “koleksioneve” në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Lion. Ekspozita, nën mbikëqyrjen e kuratorit, Matje Leljevr, si dhe një kuratori maqedonas, shkoqit këndvështrime të kryqëzuara mbi ndikimin e krijimit artistik francez brenda koleksioneve të Muzeut.
L’exposition, réalisée sous le commissariat de Matthieu Lelièvre et d’un commissaire macédonien, offre un regard croisé sur l’influence et la richesse de la création artistique française au sein des collections du Musée.
Pas ekspozitës së parë me të njëjtin emër, me të cilën u shënua “30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut”, kjo ekspozitë ofron një përzgjedhje të re të jashtëzakonshme të veprave nga koleksioni prestigjioz i muzeut, ku përfshihen edhe artistë me reputacion ndërkombëtar.
Nëpërmjet bashkëpunimit mes kuratorëve francezë dhe maqedonas, ekspozita dëshmon për dialogun artistik dhe kulturor midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, në shenjë miqësie dhe shkëmbimi mes dy vendeve.
Ju ftojmë të shihni këtë ekspozitë unike dhe të zhyteni në universin magjepsës të artit bashkëkohor francez në zemër të Shkupit!
