Shfaqja e filmit dokumentar « Indianët ashik » në kuadër të Festivalit të Valleve në Shkup | 15.04.2022

Lesindesgalantes Site

Shfaqja e filmit dokumentar « Indianët ashik » në kuadër të Festivalit të Valleve në Shkup | 15.04.2022

Të premten, më 15 prill 2022, në orën 20 :30 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Shfaqja e filmit dokumentar

« Indianët ashik » 

Realizues : Filip Bezia

Regjisor : Klemen Kozhitore

Koreograf : Bintu Dembele

Është një premierë për 30 valltarë të zhanrit hip-hop, krump, break, voguing… Premierë për regjisorim Klemen Kozhitore dhe për koreografin Bintu Dembele.  Dhe njëkohësisht premierë për Operën e Parisit. Duke krijuar një dialog midis vallëzimit urban dhe këndimit lirik, ata risjellin në pah së bashku kryeveprën barok të Zhan-Filip Ramos, Indianët ashikë. Nga provat e deri te shfaqjet publike, është një aventurë njerëzore dhe takim ballafaqimi me çështje politike që i ndjekim: a mundet një brez i ri artistësh ta marrë Bastiljen sot?

Në kuadër të Festivalit të Valleve në Shkup.