16 Dec Prezantimi i katalogut të ekspozitës “Reflektime nga Parisi” | 1.02.2023
Të mërkurën, më 1 shkurt 2022, në orën 12
–
Prezantimi i katalogut të ekspozitës
“Reflektime nga Parisi”
–
Galeria Kombëtare, në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, për nder të Festës së Frankofonisë, kishte prezantuar një ekspozitë me rreth pesëdhjetë piktura të mjeshtërve të shquar të pikturës nga Maqedonia e Veriut, përfshirë Dimitar Pandillov Avramovskin, Lena Stefanovskën, Tomo Vladimirskin, Borko Lazeskin, Nikolla Martinoskin dhe Llazar Licenoskin.
Instituti Francez në Shkup dhe Galeria Kombëtare ju ftojnë të mësoni më shumë rreth katalogut të kësaj ekspozite të bukur, të krijuar si një dëshmi e përhershme e ndikimit parisian tek artistët nga Maqedonia e Veriut.
Me këtë rast, një sërë pikturash të mjeshtërve të mëdhenj të pikturës së Maqedonisë së Veriut do të ekspozohen në dhomën qendrore të Çifte Hamamit.
Është kjo një mundësi unike për të admiruar këto kryevepra!