Shfaqje Teatrale “Rinoqerontët” nga Ezhen Jonesko Më 12.02.2026

Event Model

Shfaqje Teatrale “Rinoqerontët” nga Ezhen Jonesko Më 12.02.2026

Të enjten, më 12 shkurt | 20h00 I Në Teatrin Shqiptar – Shkup

Rinoqerontët

12.02.2026

Kryevepra e njohur teatrale, “Rinoqerontët” nga Ezhen Jonesko, paraqet një fabul mbresëlënëse mbi rritjen e ideologjive totalitare dhe tundimin e konformizmit.

Përmes një rrëfimi, që është njëkohësisht grotesk dhe tragjik — transformimi gradual i banorëve të një qyteti në rinoqerontë — Jonesko ngre pyetje të thella mbi qëndresën e individit përballë presionit të turmës, brishtësinë e mendimit kritik dhe guximin për të mbetur njeri në një botë që po shembet.

Kjo vënie e re në skenë nga Teatri Shqiptar i Shkupit, me regji të Vasil Vasilevit (nga Bullgaria), ofron një interpretim bashkëkohor të këtij teksti të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Besnik ndaj frymës së veprës, por njëkohësisht duke trajtuar çështje thellësisht aktuale, regjisori ndërthur fuqinë simbolike, vetëdijen artistike dhe reflektimin universal.

Me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup, ky produksion përfshihet plotësisht në kuadër të promovimit të repertorit frankofon. Shfaqja do të luhet në gjuhën shqipe, me përkthim në frëngjisht dhe maqedonisht, duke i ofruar publikut frankofon dhe dashamirësve të gjuhës frënge mundësinë për të mësuan më shumë për Joneskon.

Inv 2