23 Sep Shfaqja: E ARDHMJA JONË I Më 22.11.2025 I Në Negotinë
Në kuadër të projektit “Arti dixhital, inovacionet dhe rinia”, që do të mbahet në Negotinë, nga e enjtja 13 nëntor e deri të martën, më 25 nëntor 2025.
Një performancë që bashkon shkencën dhe artin. E ardhmja jonë
Të shtunën, më 22 nëntor 2025, në orën 20:00.
Performancë V0 nga Tjeri Poke, regjisor francez dhe Erik Longsfvort, violonçelist dhe kompozitor amerikano-kanadez.
Tjeri Poke është frymëzuar nga disa projekte krijuese, të realizuara në bashkëpunim me shkencëtarë (astrofizikanë, filozofë, inxhinierë në fushën e robotikës, etj.), për të ndarë mendimet dhe kuptimin e tij se çfarë është e ndryshmja apo tjetri (*koncepti filozofik i asaj që është e ndryshme nga ne).
Ai pyet veten, se si ne, si njerëz, lidhemi dhe kuptohemi me atë që nuk jemi ne. Duke ndërthurur histori, poezi, video dhe muzikë, ai ngre pyetje rreth marrëdhënieve midis njerëzve dhe specieve të tjera (bimëve, kafshëve, mineraleve, mikroorganizmave).
Ai gjithashtu eksploron lidhjen midis objekteve reale dhe gjurmëve dixhitale në jetën tonë të përditshme, transformimeve teknologjike bashkëkohore dhe inteligjencës artificiale.


