10 Nov Pjesëmarrje në Festivalin e Filmit « KineNova » | 18.11.2021
Pjesëmarrje në Festivalin e Filmit « Kine Nova »
Instituti Francez në Shkup merr pjesë për herë të parë në Festivalin « Kine Nova » në Shkup, i cili i propozon publikut dy regjisorë të shquar francezë, në kufirin midis kinemasë komerciale dhe filmit të autorit: Lyk Beson dhe Jan Kunen.
Festivali zhvillohet këtë vit me prani fizike, edhe atë nga data 27 deri më 31 tetor 2021. Në pjesën e tij të dytë, programet e festivalit do të transmetohen në kanalin televiziv TV24, nga data 3 deri më 30 nëntor 2021. Në pjesën e dytë, të premten, më 12 nëntor 2021, në TV 24, festivali ofron :
“Doberman”
nga Jan Kunen (1997) me Vinse Kasel, Monika Beluçi dhe Tçeki Kario
E enjte 18 nëntor 2021, 22h30 | TV24
Doberman dhe banda e tij shfaqen në titujt kryesorë. Bankat, zyrat postare, furgonët, gjithçka shkon atje. Antologji e vjedhjes! Përballë tërë kësaj, shfaqet një polic i korruptuar, i cili e shndërron arrestimin e tyre në çështje personale.
* * * * *
Të dielën, më 31 tetor 2021, në orën 18 | Kinoteka e Maqedonisë së Veriut
Shfaqja e filmit “Metroja”
nga Lyk Beson (1985), me Izabel Axhani, Kristof Lambert dhe Riçard Bohringer
Pasi i vjedh disa dokument komprometuese, një burrë strehohet në botën magjepsëse dhe të trazuar të metrosë së Parisit. Organizohet një kërkim i pamëshirshëm, gjatë të cilit thuren lidhje të çuditshme midis hajnit dhe viktimës së tij.