Nata e ideve 2025 I Debat për inteligjencën artificiale I 13.02.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover3

Nata e ideve 2025 I Debat për inteligjencën artificiale I 13.02.2025

Inteligjenca artificiale dhe kultura: revolucion apo evolucion?

Të enjten, më 13 shkurt 2025 | Në orën 19:00 | Në Shtëpinë e Evropës në Shkup

“Inteligjenca artificiale dhe kultura: revolucion apo evolucion?

Ejani e bashkohuni me ne në një debat me Zhan-Gabriel Ganaskia, profesor emeritus i shkencave kompjuterike në Universitetin e Sorbonës, anëtar nderi i Institutit Universitar të Francës, anëtar i Laboratorit të Shkencave Kompjuterike të Sorbonës, si dhe autor i rreth dhjetë librave, i fundit prej të cilëve është me titull: “Inteligjenca artificiale, shpjeguar njerëzve” (2024).

Temat e diskutimit:

● Kreativiteti dhe IA : A mundet vërtet të krijojë inteligjenca artificiale art apo thjesht përsërit modelet ekzistuese?

● A mund të zëvendësojë IA artistët, shkrimtarët dhe krijuesit apo është një mjet plotësues që nxit inovacionin?

● Kush zotëron një vepër të krijuar nga IA? Cili është ndikimi mbi të drejtat e autorit dhe artistët?

● Si mundet IA të demokratizojë qasjen në kulturë dhe në veprat e artit në mbarë botën?

► Me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas, duke përfshirë Ilija Tiricovskin, producent, regjisor që punon në një projekt rreth IA-së & Andreja Kulakov.

► Ngjarja mbahet me përkthim simultan.

Rezervoni vendin tuaj në adresën e mëposhtme elektronike: culture@ifs.mk

5 1
560x315 Jgg2 1