21 Dec Mbrëmja kushtuar leximit | 28.01.2022
E premte, 28 janar 2022, në orën 17 | Instituti Francez në Shkup
Mbrëmja kushtuar leximit është një nismë e Ministrisë së Kulturës së Francës, në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të librit dhe leximit: biblioteka, librari, autorë, botues, shkolla, shoqata lokale, etj. Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë, si dhe Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, i janë bashkuar që atëherë kësaj veprimtarie tashmë tradicionale.
Instituti Francez në Shkup për fillimvit ju ofron Mbrëmje kushtuar leximit, në formë të takimit letrar me nxënësit e shkollës franceze ndërkombëtare në Shkup dhe paralelet bilinguale të gjimnazit “Orce Nikollov”, si dhe me studentët e katedrës së frëngjishtes, të cilët do të lexojnë tekste dhe poezi sipas dëshirës së tyre.
Ejani dhe inkurajoni këta dashamirës të letërsisë në një atmosferë të ngrohtë miqësore!