Një vepër- një debat | « Kur ndoqëm hijet » | 13.03.2025 – 23.04.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover (1)

Një vepër- një debat | « Kur ndoqëm hijet » | 13.03.2025 – 23.04.2025

Të enjten më 13 mars 2025 | Në orën 18 | Në Institutin Francez në Shkup

Performancë dhe ekspozitë me artisten Natasha Nedelkova

Kur ndoqëm hijet

Performancë dhe ekspozitë me artisten Natasha Nedelkova

Në kuadër të angazhimit të tij për promovimin e skenës artistike bashkëkohore vendore, Instituti Francez në Shkup organizon ekspozita – takime artistike gjatë vitit 2025 rreth veprave, që do të ekspozohen në vitrinën apo hapësirën ekspozuese të këtij institucioni.

Në Veles, të Maqedonisë së Veriut, ngrihen male të zeza, të skalitura nga plumbi dhe zinku. Mu si hije të prekshme të një historie industriale, ato bashkohen me ato më të pakapshmet të iluzioneve mediatike.

Për ekspozitën “Kur ndoqëm hijet”, Natasha Nedelkova thellohet në këto ndërthurje të materies dhe mitit, duke vënë në dyshim atë që vazhdon kur realiteti lëkundet. Nëpërmjet fragmenteve të teksteve dhe imazheve, artistja ofron një reflektim mbi ndërveprimin midis hapësirës fizike dhe hapësirës informative.

Në këtë mënyrë, ajo eksploron marrëdhënien midis ndotjes së mjedisit dhe ngopjes së mediave, duke zbuluar se si këto dinamika i japin formë narrativave politike bashkëkohore.

Një instalacion multimedial i projektuar nga artistja, duke kombinuar një skulpturë dhe një film artistik, do të ekspozohet më pas për një muaj në vitrinën e Institutit Francez në Shkup.

Jadro