11 Jan Nata e leximit 2021 | 21.01.2021
E enjte, më 21 janar 2021, në orën 17
Programi i Mbrëmjes së Librit 2021
Nata e leximit është një nismë e Ministrisë së Kulturës së Francës, në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të librit dhe leximit: bibliotekat, libraritë, autorët, botuesit, shkollat, shoqatat lokale, etj. Së këndejmi, Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë, si dhe Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, që atëherë i janë bashkuar kësaj veprimtarie tashmë tradicionale.
Instituti Francez në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë në mbrëmjen e letërsisë franceze, në të cilën nxënësit e paraleleve bilinguale, studentët dhe profesorët do të lexojnë tekste nga autorë të njohur francezë.
Ngjarja do të hapet nga Sh.T. z. Siril Bomgartner, ambasador i Francës.
Për shkak të situatës shëndetësore me pandeminë, ngjarja do të mbahet në linjë.
Programi i mbrëmjes është në dispozicion në faqen e internetit të Institutit Francez në Shkup.
Bëhuni pjesë e Mbrëmjes së Librit dhe shijoni kënaqësinë e mendimeve të shkruara nga Selin, Sagan, Kamy, Prust, Sartër, Flober dhe Hygo.
Regjistrohuni në: culture@ifs.mk