08 Feb Minicikël kushtuar Lui Malit | 8 – 9.02.2024
Të enjten, më 8 shkurt dhe të premten, më 9 shkurt 2024, në orën 20:00 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
Kinoteka e Maqedonisë së Veriut i bën nder dhe homazhe Lui Malit, njërit prej regjisorëve më të shquar francezë, me shfaqjen e dy filmave:
Të enjten, më 8 shkurt 2024, në orën 20:00:
“Zazi në metro” (1961, 1orë e 34 min.),
bazuar në veprën e Rejmo Kënos, me Katerin Demonzho dhe Filip Noare
Zazi, 12 vjeçare, zbret nga treni me të ëmën, e cila ia beson fëmijën për fundjavë dajës, Gabrielit. Vogëlushja çapkëne ka vetëm një obsesion: të udhëtojë me metro! Por sapo ka filluar një grevë dhe portat në ndërkohë janë mbyllur. E përderisa Gabrieli shpresonte se do t`i plotësonte asaj ëndrrën për të parë monumentet më të bukura të kryeqytetit, ai mes tjerash e kuptoi shpejt se fundjava e tij nuk do të ishte fare e lehtë. Mbesa e saj me buzëqeshjen e saj flirtuese do ta rrotullonte shpejt të gjithë lagjen furishëm!
Pasojnë aventurat e jashtëzakonshme njëra pas tjetrës, mu siç ndodhin takimet e vrullshme në një Paris të turbullt!
Të premten, më 9 shkurt 2024, në orën 20:00:
“Gënjeshtrat e majit” (1990, 1orë e 47 min. )
me Miu-Miun dhe Mishel Pikolin.
Është viti 1968. Milu jeton me nënën e tij në shtëpinë e një familjeje borgjeze në Zher. Ajo vdes papritur nga një sulm në zemër. E gjithë familja bashkohet, por në mes të majit 1968 asgjë nuk do të shkonte siç ishte planifikuar!