Mbrëmje gala kinematografike me shfaqjen e filmit “Konti i Monte Kristos”

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Mbrëmje gala kinematografike me shfaqjen e filmit “Konti i Monte Kristos”

E premte, më 7 mars 2025 | Në orën 19 | Sinepleks, qendra tregtare « City Mall » në Shkup

Mbrëmje gala kinematografike me shfaqjen e filmit “Konti i Monte Kristos” (2024)

Design Sans Titre

Konti i Monte Kristos

nga Matje Delaport dhe Aleksandrë Dë La Patelier, me Pierre Nine, Bastien Bujon, Anais Demustie

Filmi i paraqitur në Festivalin e Filmit në Kanë, jashtë konkurrencës, me më shumë se 10 milionë bileta të shitura vetëm në Francë në vitin 2024

Viktimë e një komploti, i riu Edmond Dante arrestohet ditën e dasmës së tij për një krim që nuk e kishte kryer. Pas katërmbëdhjetë vitesh burgim në Kështjellën e If-it, ai arriti të arratisej. Pasi ishte bërë jashtëzakonisht i pasur, ai do të kthehej nën identitetin e Kontit Monte Kristo për t’u hakmarrë ndaj tre burrave që e kishin tradhëtuar.

“Skenat shpalosen para syve të shikuesit, sikur faqet e një romani, nga e cila nuk duam të humbasim asnjë fjali të shkruar. Kjo krijon një zhanër të pabesueshëm kinematografik të quajtur “page-turner”. (Lë Mond)

“Filmi zgjat pothuajse tre orë, por përderisa zgjat ky rrëfim, tensioni nuk ulet asnjëherë.” Aktori i jashtëzakonshëm Pjer Nine, është një aktor- kameleon, Bastien Bujon, Anais Demustje, Loran Lafit dhe Patrik Mil janë të jashtëzakonshëm, e ndërkaq Anamarija Vartolomej ka një tërheqje magnetike. (Lë Parizien)

Bande annonce