Mbrëmja e filmit | Premiera televizive « Mirupafshim atje lart » | 20.12.2020

Aurevoir Lahaut 2020 1

Mbrëmja e filmit | Premiera televizive « Mirupafshim atje lart » | 20.12.2020

MBRËMJA E FILMIT | PREMIERA TELEVIZIVE « MIRUPAFSHIM ATJE LART »

Për fundvit, kaloni një mbrëmje të mrekullueshme para ekraneve televizive me premierën e filmit:

 

“Mirupafshim atje lart”

nga Alber Dypontel (2017, 1 orë e 57 min.) me Najel Perez Biskajar, Alber Dypontel, Lora Lafit

Të dielën, më 20 dhjetor 2020, ora 22:20 | TV 24

Përmbledhje (Sinopsis): Nëntor 1919. Dy ushtarë që shpëtojnë nga llogoret, njëri artist gjenial, tjetri kontabilist modest – do të bëjnë mashtrim me monumentet e të vdekurve. Franca kalon nëpër një periudhë të çmendur dhe kjo ndërmarrje është sa e rrezikshme, aq edhe spektakolare.

Filmi është përshtatje e romanit me të njëjtin emër nga Pjer Lëmetrë, i cili mori çmimin prestigjioz “Gonkur” në vitin 2013.

Filmi është shpërblyer me 5 çmime Cezar në vitin 2018 (Regjisori më i mirë, Përshtatja më e mirë në ekran, Dekori më i mirë, Kostumet më të mira, Fotografia më e mirë) dhe u përzgjodh me 7 çmime Cezar (Filmi më i mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë në rol dytësor, Aktori më i mirë në rol dytësor, Muzika më e mirë origjinale). Filmi është me përkthim në maqedonisht.

Me mbështetjen e ALDA-s.