Festivali i muzikës së dhomës “Shkupi kamer fest” dhe Bertran Zhiro | 25.09.2021

Piano

Festivali i muzikës së dhomës “Shkupi kamer fest” dhe Bertran Zhiro | 25.09.2021

Të shtunën, më 25 shtator 2021, në orën 19:00 | Në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut

Festivali i muzikës së dhomës “Shkupi kamer fest”

Recital në piano

Bertran Zhiro

Bertran Zhiro është fitues i garave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: Konkursi « Flam », Konkursi « Shopen » i Teksasit dhe Konkursi « Miloz Mazhe » në Itali. Karriera e Bertran Zhiros është ndërtuar nën shenjën e diversitetit. Si solist i afirmuar, ai ka punuar aq mirë, sa me shumë orkestra (Lodz Philharmonique, Lublin Philharmonique, Karlovy Vary, North Czech Philharmonic Teplice…), po aq edhe në bashkëpunim me solistë të tjerë si Kanino, Paskie, Demarket, Flame, Pielot, Amoajal. Ai gjithashtu ka performuar edhe me Oktetin e Francës, si dhe me solistë orkestralë në formacione të ndryshme.

Ai ia ka dalë që me sukses të plotësojë larminë e angazhimeve të tij, duke ofruar krijime të kompozimeve të reja. I ftuar rregullisht në festivale nëpër Francë (Site de la Muzik, sal Korto etj.), por edhe jashtë vendit, Bertran Zhiro ka performuar mbarë botën: Gjermani, Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Spanjë, Greqi, Itali, etj.

Së fundi, ai është drejtor artistik i shumë ngjarjeve (Shikoni drejtimin artistik).