01 Jul “Kioska” nga Aleksandra Pianeli në festivalit « Makedoks » | 23/24.08.2021
Të hënën 23 dhe të martën më 24 gusht 2021 | Karvan Saraji i Kurshumli Hanit
Pjesëmarrja e Institutit Francez në Shkup në ditët kushtuar bashkëprodhimit, organizuar në kuadër të festivalit « Makedoks », vendtubim i njohur i filmave krijues dokumentarë
« MakeCoProDox »
Instituti Francez në Shkup mbështet ardhjen e Kristine Kamdesy, drejtore artistike e « FIPADOC », Festivalit Ndërkombëtar të zhanrit dokumentar të Biarritz dhe të Mishel Plazane, zëvendësdrejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare të Kinemasë dhe Imazhit të Animuar.
Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëprodhimit midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, në shkurt të vitit 2021, do të jetë në fokus të këtij takimi.
________
Në programin e festivalit, prezantimi i filmit dokumentar (data do të saktësohet më vonë)
“Kioska”
nga Aleksandra Pianeli (Francë, 2021)
Në Paris, një kioskë gazetash. Aleksandra është regjisore, vajzë, mbesë dhe stërmbesë e përgjegjësve të kioskës. Ajo ka ardhur për t’i ofruar ndihmë nënës së saj dhe, për të përmbushur një ëndërr të vjetër të fëmijërisë, bënte edhe tregtaren. Nga kjo dritare në rrugë, ajo filmon me humor dhe butësi prapaskenat e profesionit dhe paradën e përditshme të klientëve shpërthyes. Por shtypi i letrës dhe dyqanet lokale janë në krizë dhe kjo lojë e vogël rezulton të jetë më e komplikuar nga sa pritej …