
12 May Gjuhë frënge & Arte dixhitale: Shfaqje vizatimi dhe punëtori krijuese.
më 29 maj 2025 | Në orën 20:00 | Në Qendrën Kulturore Rinore (MKC)
Shfaqje vizatimi dhe punëtori krijuese:
Në kuadër të promovimit të arteve dixhitale, Instituti Francez në Shkup dhe Makstripovi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Rinore, organizojnë shfaqje dhe performim interaktiv me VIDY-n, artiste dixhitale, si dhe me Marina Vasilevën, pianiste.
Në të njëjtën dinamikë, do të mbahen edhe :
– Une formation sur – Një kurs trajnimi mbi stripat dixhitalë për mësimdhënësit e frëngjishtes si gjuhë e huaj, qëllimi i të cilit është të prezantojë mjete inovative edukative për përdorimin e stripave dixhitalë në orët e frëngjishtes.
– Punëtori të krijimit artistik për 100 nxënës të shkollave të mesme (gjimnazistë) dhe studentë, për t’i nxitur ata në artet dixhitale dhe për t’i inkurajuar të krijojnë krijimet e tyre.
– Shkëmbim krijues me artistë vendas të stripave komikë.
Ky është një projekt inovativ, që kombinon gjuhën frënge dhe artet dixhitale, i projektuar për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë, të cilët mësojnë frëngjisht.

