18 Mar JAVA E FILMIT FRANKOFON NË SHKUP
Nga data 30 mars deri më 5 prill 2026 | në orën 20 | Në Kinotekë
16-22 prill, 2026 | Në Sallën e vogël në Qendrën Kulturore të Manastirit
Në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve anëtare të Frankofonisë
HAPJA E JAVËS SË FILMIT FRANKOFON
Të hënën, më 30 mars I 20:00
“Dua të humbas”
(2024, 1h 24m)
nga Harpo Git dhe Leni Git, me Maria Kavalier-Bazanin, Aksel Perinin, Majkëll Zindelin
Përmbledhje
I papunë dhe i zhytur thellë në borxhe, 26-vjeçari Armand Pizhon i kapluar nga vuajtjet në Bruksel. Për më tepër, ai ka një tendencë të fortë për të luajtur bixhoz dhe nuk ngurron të marrë rreziqe, sepse për Armandin të gjitha bastet janë të mira. Të gjitha përveç njërit – ndoshta më të çmendurit, të cilin ai ende e ka të vështirë ta vë: bastin e dashurisë.
Të martën, më 31 mars I 20:00
“Kur domatet takojnë Vagnerin”
film documentaire
(2021, 1h 13m)
nga Marijana Ekonomu, me Aleksandros Gusiarisin, Hristos Takasin, Ollga Loridën, Agati Gusuarin, Stavrulla Govarin, Niki Karavën.
Përmbledhje:
Eliasi, një fshat i vogël bujqësor në Greqinë Qendrore, po shuhet dalndagalë. Përballë kësaj situate, dy kushërinj i bashkojnë forcat me gjyshet e fshatit për të mbjellë farat e domates, që kanë kultivuar dhe ruajtur për shekuj me radhë.
Të ndihmuar nga muzika e Vagnerit, e cila besohet se i ndihmon domateve të rriten, ata arrijnë të eksportojnë kavanoza të vegjël me receta të bazuara në këto domate organike, në të gjithë botën. Njëkohësisht edhe qesharake, por edhe e ëmbël dhe e hidhur, kjo kronikë na kujton rëndësinë e rigjetjes në kohë krize dhe fuqinë e marrëdhënieve njerëzore.
Ngjarje e organizuar nga Ambasada e Greqisë në Maqedoninë e Veriut.
Të mërkurën, më 1 prill I 20:00
“Përqafimi”
(2025, 1h 36)
ga Maria-Elsa Sgualdo, me Lila Genon, Gregoar Kolenin, Tomas Doren, Orelija Petin, Sandrin Blankun, Sasha Gravatin, Siril Mecgein
Përmbledhje:
Viti 1943, në Zvicër, në kufirin me Francën e pushtuar. Ema, një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare, punon si shërbëtore në familjen e një pastori. Viktimë përdhunimi, ajo mbetet shtatzënë, përderisa shpreson të fitojë një çmim virtyti, për të financuar studimet e saj si infermiere. Në këtë mjedis të rreptë, rural protestant, të shënuar nga lufta dhe tensionet sociale, ajo do të duhet të përballet me komunitetin e saj për të hapur rrugën e saj drejt lirisë.
Ngjarje e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut
Të enjten, më 2 prill I 20:00
“Historia e Sulejmanit”
(2024, 1h 38m)
nga Boris Lojkin, me Abu Sangaren, Alfa Umar Soun, Jungar Falin, Nina Melon, Emanuel Jovanien.
Përmbledhje:
Paris. Sulejmani, një guineas i ri pa dokumente, nget biçikletë duke përdorur identitetin e dikujt tjetër — e vetmja mënyrë për të mbijetuar — ndërsa përgatitet me ethe për një intervistë në OFPRA, e caktuar pas dyzet e tetë orësh. Një garë emocionuese kundër kohës, që e fut shikuesin në zemër të një realiteti të padukshëm, e përçuar nga një interpretim jashtëzakonisht i fuqishëm dhe prekës.
Ngjarje e organizuar nga Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup
Të premten, më 3 prill I 20:00
« Rodéo »
(2023, 1h 21m)
de Joëlle Desjardins Paquette, avec Maxime Leflaguais, Lilou Roy-Lanouette, Whitney Lafleur, Felicia Shulman
Përmbledhje:
Pas një ndarjeje të stuhishme, Serzh Juniori merr vajzën e tij 9-vjeçare, Lilin, në një udhëtim me kamion nëpër Kanada, në Alberta dhe në vendin legjendar „Badlands World’s Best Truck Rodeo“. Nën vështrimin gjithnjë e më të shqetësuar të vajzës së tij, Serzhi do të duhet të përballet me pasojat e zgjedhjeve të tij dhe të rishqyrtojë marrëdhënien e tyre gjatë këtij udhëtimi intensiv dhe emocional. Organizuar nga…
Organizuar nga Ambasada e Kanadasë
Të shtunën, më 4 prill I 18:00
Përrallë nga e kaluara
Synopsis:
Marigoja, një femër e re e moshës 20-vjeçare e dashuruar në një burrë nga fshati i saj, detyrohet të martohet me Gjinon, një djalë 14-vjeçar nga një familje më e pasur… Një kritikë e ashpër e martesave me shkuesi në Ballkan. Fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në vitin 1988 për skenarin. Çmimi i dytë në Festivalin e 8-të të Filmit të Artit Shqiptar në vitin 1990. Çmimi i dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Evropës Lindore në Bondi, Francë, në vitin 1990.
…
Organisé par l’Ambassade d’Albanie
Të shtunën, më 4 prill I 20:00
MBYLLJA
“Maria, zemra e Rumanisë”
2018, 1 orë e 50 minuta, dokumentar
nga Trevor Pots, me Alma Boianzhiu, Radu Komanesku, Veronika Despina Gramenou, Diana Mandash. Përmbledhje
Synopsis:
Historia e rolit politik dhe jetës private interesante të Mbretëreshës Maria të Rumanisë. Mbesë e Mbretëreshës Viktoria, ajo u martua me Princin e Kurorës së Rumanisë në vitin 1893. Ne shohim se si ajo e udhëhoqi vendin përmes tmerreve të Luftës së Parë Botërore, deri në fitore në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Filmi nuk i shmanget aspekteve më pak joshëse të jetës së mbretëreshës. Djali i saj, Sharli, i përçmonte prindërit e tij dhe, kur u bë mbret, e dëboi Marinë nga oborri mbretëror. Dhe kur komunistët morën pushtetin në vitin 1945, ata e fshinë atë nga historia.
Ngjarje e organizuar nga Ambasada e Rumanisë










