Instalim dhe takim artistik | “Frika nga dashuria” I 23.09.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Instalim dhe takim artistik | “Frika nga dashuria” I 23.09.2025

Në kuadër të angazhimit për promovimin e skenës artistike vendase, Instituti Francez në Shkup e hap sezonin kulturor me një instalim dhe takim artistik me Klelija Zhivkoviqin.

Më 23 shtator, hapja e ekspozitës në Institutin Francez në Shkup, do të pasohet nga një bisedë e hapur midis artistes, kuratores dhe publikut.

44

Për autoren

Klelija Zhivkoviq ka lindur në vitin 1989. Ajo është artiste transdisiplinore nga Shkupi, ndërkaq njohuritë e saj bazohen në përvoja teorike, materiale dhe eksperimentale rreth kufizimeve personale, gjegjësisht barrierave fizike, psikologjike, emocionale dhe shpirtërore, që i has një person përderisa njihet me veten, si një qenie që ka nevojë për hapësirë ​​për kontakt me mjedisin jetësor.

Ajo ka marrë pjesë në disa ekspozita grupore në Maqedoninë e Veriut dhe në skenën ndërkombëtare, si dhe ka fituar shumë çmime

45

“Frika nga dashuria” – Klelija Zhivkoviq

Gërshetime dhimbjeje dhe gëzimi (nëntitull)

Ka fije, që nuk mund t’i shohim, e megjithatë ato na lidhin.

Për Klelija Zhivkoviqin, këto fije nuk janë imazhe të zakonshme, por organe – të gjalla, të shtrira nëpër shekuj dhe mitra, që lidhin një trup me një trup tjetër, një hidhërim me një gëzim.

Në veprën “Frika nga dashuria”, artistja gjurmon këto lidhje të padukshme përmes një gjesti të trefishtë: përmes tingullit, thurjes dhe pranisë fizike. Një litar kërthizor i ndërthurur materializon lidhjet tona personale – si me brezat e mëparshëm, ashtu edhe me ata përreth nesh.


Ajo e fton publikun të bashkëveprojë, të hyjë, të robërohet në nyjat e butësisë, dhunës dhe braktisjes.

Kompozimi tingullor hapet si një odë zie, në të cilën dëgjohen jehonat e zhdukjes – apo, ndoshta, të jetës së re? Litarët e ndërthurur kujtojnë një aktivitet aq të vjetër sa vetë qytetërimi, duke mbajtur peshën e rolit historik të grave, si endëse të jetës në këtë botë.

Përmes këtij instalimi, Klelija Zhivkoviqi ngrit pyetjen: çfarë lloj botësh jemi duke ndërtuar rreth vetes? Dhe çfarë ndodh kur heqim dorë nga kontrolli, duke i lejuar dashurisë që të shfaqet në forma të çliruara nga frika?


Ejani në numër sa më të madh dhe mos e lëshoni këtë ngjarje!