Regjistrimi në vitin e parë të studimeve universitare në universitetet franceze 2023 / 2024

Pozadina Studii Gouvernement 2020

Regjistrimi në vitin e parë të studimeve universitare në universitetet franceze 2023 / 2024

Janë hapur regjistrimet në vitin e parë të studimeve deridiplomike në universitetet publike franceze për vitin akademik 2023/2024!

Universitetet franceze janë të hapura për çdo kandidat të interesuar, që ka njohuri solide të gjuhës frënge.

Studime me cilësi të shkëlqyeshme, shumëllojshmëri të gjerë programesh, diploma të njohura ndërkombëtarisht.

Secili kandidat zgjedh fushën dhe universitetin që i përshtatet atij. Procedura të thjeshta regjistrimi pa kosto administrative.

*

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në Kampusin Espace France / Instituti Francez në Shkup: 15 dhjetor 2022

*

Për më shumë informata në lidhje me procedurën e regjistrimit, si dhe për përgatitjen dhe plotësimin e duhur të aplikimit tuaj, kontaktoni dhe caktoni një takim me Espace Campus France në Shkup, që gjendet në Institutin Francez në Shkup, rruga « Kirili dhe Metodi » nr. 48, 1000 Shkup.

Personi për kontakt: Suzana Peshiq, Tel: (02) 3129 288

Adresa elektronike: suzana.pesik@ifs.mk

*

Mësoni më shumë se pse ata kanë përzgjedhur Francën !