Ifcinéma (Filma nga IF) sipas përzgjedhjes suaj

Ifcinema

Ifcinéma (Filma nga IF) sipas përzgjedhjes suaj

Nga 12 qershori deri më 13 korrik, shikoni falas ofertën e filmave, nga shtëpitë e juaja, në platformën IFCinéma!

Shumë salla kinemaje vazhdojnë të jenë ende të mbyllura në mbarë botën. Instituti Francez ju fton të shikoni në internet disa filma francezë dhe afrikanë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë (artistikë) me titra.

Filma të animuar, ato të zhanrit fiksion, dokumentarë dhe filma për të rinj: përjetoni kinemanë nga shtëpitë e juaja! Filmat në dispozicion në platformën për Maqedoninë e

Veriut janë:

– filma të metrazhit të gjatë: Kalorësit e Bardhë, Korporata, Rafiki, Keteke (fiksion), Kristalet e vegjël (dokumentar), Piktura (film i animuar)

– filma të metrazhit të shkurtër: Ndjenja e prekjes, Biçikleta e elefantit (pa zë), Kafazi (pa zë), Druvari i fjalëve, Malika dhe shtriga, Patina moderne, Vajzat, 9.58, Tetë, Dank dhe Afrika në Sena.