
06 Oct Ekspozita dixhitale “Fauna” I nga ora 14:10 I Në Manastir
Fauna
Në kuadër të projektit “Artet dixhitale, risia dhe rinia”, kjo ekspozitë përfaqëson një qasje inovative ndaj artit urban, që ndërlidh realitetin e shtuar dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
“Fauna” përfshin një sërë posterash të formatit të madh, që mund të shihen me një aplikacion të realitetit të shtuar. Të ngjitur në hapësira publike, posterat ju ftojnë të bëni një udhëtim dhe ecejak, në stilin e gjuetisë së thesarit.
Zbulimi i posterave përmes ekranit, në realitetin e shtuar, na mundëson më pas, që të zbulojmë një entitet të gjallë imagjinar, të vendosur në zgavrën e peizazhit në imazh.
Si një nismë ndaj gjurmimit poetik, ekspozita ofron vëmendje të thellë të trurit përmes trupit, si dhe ngulitje të bukurisë, magjisë dhe mrekullisë, në jetën e përditshme urbane.
Ngjarja realizohet me pjesëmarrjen e Matje Pules, artist dhe aktor, i cili do të mbajë një seminar në Manastir për mësimdhënësit e frëngjishtes, mandej punëtori krijuese për dy grupe studentësh rreth ekspozitës së realitetit të shtuar “Fauna”, si dhe një restaurim, më datën 17 tetor 2025.
Të shtunën, më 18 tetor 2025
Vizitë shëtitëse për publikun e gjerë të ekspozitës “Fauna” me udhërrëfyes, Matje Pulen