Ekspozita “Me vrull të përbashkët – nga lojërat në diplomaci” | Më 1.11.2024

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Ekspozita “Me vrull të përbashkët – nga lojërat në diplomaci” | Më 1.11.2024

Të premten, më 1 nëntor 2024, në orën 12, në Kompleksin Universitar – Universiteti « Shën Kirili dhe Metodi »

Me rastin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të këtij viti, Instituti Francez në Shkup dhe Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit « Shën Kirili dhe Metodi », shfaqin ekspozitën “Me vrull (elan) të përbashkët – nga lojërat në diplomaci”, për të theksuar përpjekjet e përbashkëta për paqe në politikë dhe në disiplinën sportive të atletikës.

НА УБАВИНАТА 12

Personat e famshëm në diplomaci dhe në olimpiadë kanë një gjë të përbashkët, përkushtimin. Për figurat e botës së politikës dhe sportistët, që janë subjekt i kësaj ekspozite, angazhimi është i orientuar drejt paqes.

Të drejtat e njeriut, arsimimi, barazia, solidariteti, bashkëjetesa… Këto gra dhe këta burra luftuan ose vazhdojnë të luftojnë kundër të gjitha formave të diskriminimit. Secili në terrenin e vet. Secili në fushën e vet. Së bashku, ata krijojnë vrull nxitës dhe bëhen mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe të paqes në botë.

Nga lufta për të drejtat e grave e deri te mbrojtja e refugjatëve dhe të drejtave të fëmijëve, këto portrete i referohen rrugës, që përshkuan këto figura për t’ia kujtuar njerëzve të drejtat e njeriut.

Ekspozita do të zgjasë deri në fund të vitit 2024.