23 Dec Ekspozita e modës “Ju sjellim art” | 26.01.2024 – 29.02.2024
E premte, më 26 janar 2024, në orën 18:00 | Në Institutin Francez në Shkup
Për të kujtuar Pikason dhe lëvizjen kubiste, Ambasada e Spanjës mbështeti projektin e Lidija Georgievës, profesoreshë dhe stiliste e modës, e cila me ndihmën e studentëve të saj organizoi një shfaqje mode në Muzeun e Qytetit të Shkupit, të frymëzuar nga veprat e njërit prej piktorëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.
Një përzgjedhje të këtyre krijimeve do të mund t`i kundroni në vitrinën e Institutit Francez në Shkup, gjatë një ekspozite që do të organizohet me këtë rast.
Ngjarja organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Spanjës në Maqedoninë e Veriut dhe Katedrës së Dizajnit në Fakultetin Teknologjik në Shkup