
03 Oct Ekspozita e Modës I MUZIKA NË MODË I Më 6 nëntor 2025
Ekspozitë në vitrinën e modeleve nga ana e studentëve të Institutit të Modës “Izet Curri”, me titull “Muzika në mode” I Më 6 nëntor 2025I 19:00
Muzika në mode
Në fund të çdo viti akademik, krijimet më të mira të studentëve të Shkollës së Stilizmit dhe Modelimit “Izet Curri”, prezantohen në formën e një sfilate mode, të hapur për publikun.
Së këndejmi, një përzgjedhje modelesh do të prezantohet në vitrinën e Institutit Francez në Shkup.
Ekspozita do të përurohet nga z. Izet Curri. Çdo pjesëmarrës i ekspozitës do të ketë rastin të shprehet mbi burimet e tij të frymëzimit.
Kjo ekspozitë, është pjesë e promovimit të brezave të rinj të stilistëve të modës, duke hapur një dialog midis traditave artizanale dhe inovacionit.
Ekspozita është e hapur deri më datën 15 dhjetor 2025.