Ekspozitë “50 vjet Frankofoni – Vështrim nga Maqedonia e Veriut” | 26.03.2021

Expo Mae

Ekspozitë “50 vjet Frankofoni – Vështrim nga Maqedonia e Veriut” | 26.03.2021

Ekspozitë

“50 vjet Frankofoni – Vështrim nga Maqedonia e Veriut”

Të premten, më 26 mars 2021, ora 12

Përfaqësuesi special i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Frankofoninë, z. Pajo Aviroviq dhe kolegët e tij nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë përgatitur këtë ekspozitë të mrekullueshme, në shenjë të kremtimit dhe shënimit të 50 vjetorit të Frankofonisë dhe Ditës Ndërkombëtare të Mësimdhënësve të Frëngjishtes. .

Ekspozita hedh një vështrim historik të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Frankofonisë, si dhe të traditës frankofone në vend.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, do të përurojë versionin në frëngjisht të faqes së tyre të internetit: https://www.mfa.gov.mk/fr/