« Man Rek » ekskluzivisht dhe në bashkëpunim me Festivalin e Vallëzimit në Shkup | 6.06 – 7.06.2021

MAN_REC

« Man Rek » ekskluzivisht dhe në bashkëpunim me Festivalin e Vallëzimit në Shkup | 6.06 – 7.06.2021

Ekskluzivisht dhe në bashkëpunim me Festivalin e Vallëzimit në Shkup, koreografi dhe valltari Amala Dianor interpreton solon e tij:

« Man Rek »

Të dielën, më 6 qershor 2021, në orën 21 | Në Qendrën Kulturore në Tetovë 

Të hënën, më 7 qershor 2021, në orën 21 | Shtëpia e ARM-së – Shkup

Në kuadër të turneut të tij në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Me mbështetjen e projektit Teatroskop, i cili u krijua për të forcuar shkëmbimet kulturore në fushën e arteve skenike në Evropën Juglindore, dhe në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Tetovë.

Amala Diandur, do të animojë gjithashtu edhe disa seminare vallëzimi.

Danse. Amala Dianor danse avec l'inconscient du corps | L'Humanité

Pas një karriere të bujshme si valltar hip hop, Amala Dianor, në vitin 2000, u regjistrua në shkollën e lartë të Qendrës Kombëtare të Vallëzimit Bashkëkohor në Anzher. Nga viti 2002 dhe për 10 vjet me radhë, ai punoi si interpretues për koreografë të njohur nga fusha të ndryshme (Rezhis Obadia, Farid Berki, Abu Lagra, Zhorzh Momboj, Fransoaz dhe Dominik Dypyi, Afiz Dau dhe Aisha M’Barek, Emanuel Gat…).

Në vitin 2011, ai fitoi çmimin e dytë të jurisë në konkurs, si njohje për koreografinë e tij të parë, me titull « Crossroad » dhe krijoi kompaninë e tij në vitin 2012. Koreografi u identifikua shpejt në botën e vallëzimit për veçantinë e stilit të tij elegant dhe organik, i cili është pjesë e një kërkimi zyrtar mbi lëvizjen, në kryqëzimin e stileve.

Falë këtij procesi të dekonstruktimit, ai i mundëson interpretuesve të eksperimentojnë shtigje të reja të gjesteve. I tërhequr nga takimet dhe dialogu midis njerëzve, ai zbulon një lloj vallëzimi-shkrirjeje, që hibridizon format dhe hap një poetikë të tjetërsimit.

I ftuar si krijues në Qendrën Kombëtare të Vallëzimit ose në « Suresnes Cités danse », pastaj artist i asocuar në Teatrin « Lui Aranjon » në Tremble-en-Frans (2014-2016) dhe në Rrjetin e qendrave kombëtare të zhvillimit koreografik « Pôle-Sud » në Strasburg (2016-2019), ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor në « Setnkatrë » në Paris (2016-2018) i mbështetur më pas nga Teatri i qytetit dhe aktualisht është i artist i asocuar në Shtëpinë e Vallëzimit Evropian të Krijimit në Lion-Pol (2019-2021). Midis pesëmbëdhjetë pjesëve që janë pjesë e repertorit të kompanisë së tij, padyshim bëjnë pjesë intepretimet vijuese, soloja e tij « Man Rek » (2014), dueti « Ekstension » (2014) me yllin e muzikës brejk BBoy Junior ose treshja « Diku në mes të pafundësisë » (2016).

Amala Dianor, një kohë të gjatë mendon se si të përçojë solon e tij “Man Rek”, të krijuar në 2014, që nuk ka ndaluar së shfaquri, që nga krijimi, duke arritur në vitin 2020 më shumë se njëqind shfaqje në mbarë botën. I përcjellë me të gjitha ndikimet teknike (hip hop, vallëzim bashkëkohor dhe afrikan …), kjo solo përfaqëson manifestin intim të koreografit, ku shpaloset gërshetimi i stilit hibrid dhe të vetëm, në të njëjtën kohë i thjeshtë dhe kompleks, abstrakt dhe i mishëruar, energjik dhe i qetë. Ju ftojmë ta ndiqni !

man-rec-jef-rabillon-2