18 Jun « Bashkëprodukcion midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: strukturimi, mbështetja dhe vlerësimi i krijimit filmik »
Fondi francez për mbështetjen e filmit “Bashkëprodukcion midis Francës dhe Ballkanit Perëndimor: strukturimi, mbështetja dhe vlerësimi i krijimit filmik”
Informata nga viti i parë i zbatimit të projektit në Maqedoninë e Veriut



Në kuadër të programit “Bashkëprodukcion midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor:
strukturimi, mbështetja dhe vlerësimi i krijimit të filmave”, mbështetur nga Fond Ekip Frans nën Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, u zhvilluan disa aktivitete në drejtim të mbështetjes së bashkëprodukcionit në vitin 2024, në partneritet me festivalet e filmit nga rajoni (8 gjithsej), duke përfshirë edhe :
Festivalin e filmit dokumentar kreativ “MakeDoks” dhe
Festivalin “Vëllezërit Manaki”.
Festivali i Filmit dokumentar kreativ “MakeDoks”
(15–22 gusht 2024, SHKUP)
Gjatë edicionit të 15-të të festivalit MakeDoks, u mbajt edicioni i 6-të i Forumit MakeCoProDox, gjatë të cilit pesë bartës projektesh nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të prezantonin projektet e tyre dhe të merrnin pjesë në debate dhe takime profesionale:
1. Amir Husak (Maqedoni e Veriut/SHBA) – Breath under the sun (Çmimi FIPADOC)
2. Dragana Latinoviq (Serbi/Britani e Madhe/Austri) – Colors in my eye (cmimi DOK.fest Munich))
3. Elena Çemerska (Maqedoni e Veriut/Kroaci) – Fatherland: A Monument to Freedom
4. Nenad Mikalacki (Serbi) – The Spirit of the Chinese Quarter
5. Dragan Joviçeviq (Serbi) – The Touch
Këta autorë prezantuan projektet e tyre para katër producentëve francezë, të ftuar në kuadër të programit:
1. Klotild Byno (La Sosiete di Senzibil))
2. Luj Bodemon (Produkcioni Le Step)
3. Viktor Ed (Produkcioni Sinefazh)
4. Magali Arman (producente e pavarur)
Në përgatitje për festivalin, bartësit e projektit morën pjesë në një program mentorimi, që përfshinte seanca në grup dhe punëtori me grupe të vogla prej 4 deri në 5 projekte, të dedikuara për zhvillimin e projektit, financimin dhe ndërkalljeve.
Më 19 dhe 20 gusht 2024, në QKM, autorët prezantuan projektet e tyre gjatë seancave të prezantimit dhe takimeve individuale me profesionistë të industrisë së filmit, e ndërkaq më pas morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe në krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e përvojave me përfaqësues nga Shoqata e Filmit Dokumentar të Evropës.
U mbajtën gjithashtu edhe punëtori dhe diskutime në panele tematike të hapura për të gjithë pjesëmarrësit, të udhëhequra nga profesionistë të nivelit të lartë në këtë fushë, duke përfshirë:
Viktor Ed (Produkcioni Sinefazh),
Marion Çarni (FIPADOK),
Martina Droandi (Disfilms) dhe An Zhorzhe (FIPADOK).
Festivali Ndërkombëtar i Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”.
21–27 shtator 2024, në Manastir
Gjatë edicionit të 45-të të Festivalit të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”, pesë bartës të projekteve nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të prezantonin projektet e tyre dhe të merrnin pjesë në takime dhe sesione profesionale, që kishin për qëllim prezantimin e projekteve të tyre:
1. Marija Peroviq (Mali i Zi) – Hotel Boka
2. Drashko Gjuroviq (Mali i Zi) – The Bay
3. Maja Todoroviq (Serbi) – L’Émigrante
4. Igor Aleksov (Maqedoni e Veriut) – The Secret of Bare Hill
5.Stojan Vujiçiq (Maqedoni e Veriut) – Snowman
Më 26 shtator 2024, në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir u mbajt një seancë bashkëprodukcioni paraditor. Pas seancës së njoftimit (meet&greet) dhe prezantimeve të shkurtra të projekteve, secili producent francez pati një takim të shkurtër individual (që zgjati 20 minuta) me secilin bartës të projektit të listuar më sipër, gjë që çoi në diskutime mbi zhvillimin dhe financimin e filmave.
EDICIONET E RADHËS NË VITIN 2025
– « Makedoks », Festivali i Filmit Dokumentar Krijues 21–28 gusht 2025, Shkup me Forumin MakeCoProDox: 25–27 gusht 2025.
– Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Kamerës “Vëllezërit Manaki”: 20–26 shtator 2025, Manastir.





