01 Feb Koncert i treshes Karim Blal në Festivalin Jazz Factory në Manastir
Të enjten, më 16 prill 2026 | Në orën 20 | Në Teatrin Kombëtar në Manastir
Koncert i treshes Karim Blal në Festivalin Jazz Factory në Manastir
Me origjinë nga Roma, Karim Blal filloi të luante piano klasike në moshën gjashtë vjeçare, si dhe vazhdoi shkollimin deri në fund të shkollës së mesme.
Më vonë, ai ndoqi shkollën e muzikës CIAC në Romë, ku filloi të studionte xhazin dhe pianistët e mëdhenj të këtij zhanri muzikor. Në moshën 20 vjeçare, ai u transferua në Hagë (Holandë) për të përfunduar trajnimin e tij në Konservatorin Mbretëror, nga i cili u diplomua në vitin 2006.
Atje, ai mes tjerash studioi nën drejtimin e Beri Herisit. Karimi më pas u kthye në Romë, ku filloi karrierën e tij duke luajtur në klube dhe ndoqi klasa master me Keni Baronin, ndër të tjerë. Që nga viti 2012, ai jeton në Paris, duke e ndarë kohën e tij midis mësimdhënies, kompozimit dhe interpretimit.
E mbërthyer me frymëzim, muzika e Karimit është e gjallë, e dendur dhe e sofistikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo paraqet një ekuilibër të aftë, duke e bërë atë si të arritshme ashtu edhe rezistente ndaj interpretimeve të shumëfishta.
Tashmë i njohur nga emrat më të mëdhenj në industri, Karim Blali ka performuar së bashku me Ari Hëjnigun, Hans Glavishnigun dhe E.J. Striklandin, si dhe me shumë muzikantë italianë.
Ai gjithashtu fitoi çmimet për Grupin më të mirë dhe Pianistin më të Mirë në festivalin Tuscia in Jazz në vitin 2009.


