04 Jul Mbrëmje franceze në Festivalin Veror në Ohër, koncerti i Kuartetit Agat | 30.07.2022
Të shtunën, më 30 korrik 2022, më orën 21 | Në kishën e Shën Sofisë në Ohër
Mbrëmje franceze në Festivalin Veror në Ohër
Koncerti i Kuartetit Agat
Adrian Jurkoviç, violinë
Toma Dekamp, violinë
Rafael Panjon, violë
Simon Lashëme, violonçel
Në program : Betoveni, Hajdni
–
Është pasioni për qytetin e Berlinit që tubon në radhë të parë katër anëtarët e Kuartetit Agat. Të gjithë me prejardhje nga jugu i Francës, gjejnë në këtë rreth të papritur mjedisin e duhur për të nxitur kërshërinë e tyre natyrore.
Duke ndarë të njëjtin entuziazëm për projekte të guximshme dhe alternative, ata vendosën në vitin 2016 të themelojnë Kuartetin për të bashkuar dhe zhvilluar dëshirat e tyre muzikore. Muzikantë të kalitur me përvoja të ndryshme (nga solistët tek muzikantët e odës e deri te orkestrat e mëdha të Berlinit), ata zbulojnë atje një fushë të pakufishme shprehjeje dhe frymëzimi. Të ardhur nga Konservatori Superior Kombëtar i Muzikës dhe Valleve në Paris, ata studiuan për dy vjet në Universiteti i Muzikës “Hanns Eisler” në Berlin me Eberhard Feltz, ku patën mundësinë të përballen me shkencën gjermane të ligjërimit me sfondin e tyre muzikor francez.
Kuarteti u ftua shpejt për të performuar në shumë festivale si Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Odës në Hamburg, Pushimet e z. Hajdn, Konservatorin Schwerin, Les Floraisons Musicales (Lulëzimi muzikor), Muzikë në rrugën e Eks ën Provens dhe shumë festivale muzikore.
Mbrëmja franceze në kuadër të Festivalit të Verës në Ohër është një moment i privilegjuar për të zbuluar talentet e ardhshme të shquara të muzikës franceze. Mos e lëni pa e ndjekur këtë ngjarje !
–