Koncert i dyshes franko-maqedonase Solips | 4.05.2022

Concert Solipse

Koncert i dyshes franko-maqedonase Solips | 4.05.2022

Më 4.05.2022, Të mërkurën më 4 maj 2022, në orën 20:00

Në sallën e vogël të Orkestrës Filarmonike të Maqedonisë së Veriut

KONCERT I MUZIKËS KLASIKE

Gonca Bogomorova Krapovska, soprano

et le Duo franco-macédonien SoliPse (Elena Stojceska – flûte et Romain Petiot – guitare)

 

Gonca Bogomorova Krapovska, soprano me dyshen franko-maqedonase Elena Stojçeska – në flaut dhe Romain Petijo – në kitarë Sopranoja Gonca Bogoromova Krapovski dhe dyshja franko-maqedonase SoliPs (flutistja Elena Stojçeska dhe kitaristi Romen Petijo) kanë përgatitur një program muzikor bashkëkohor, ku ndërthuret frymëzim i vërtetë dhe origjinal artistik.

Ky koncert është një “skenë” e interpretimit të veprës origjinale « Oqeani në pikë » të kompozitores maqedonase Darija Androvska, të kompozuar enkas për këtë shfaqje. Gjithashtu, për herë të parë në koncert do të interpretohen dy këngë tradicionale maqedonase, të përpunuara sërish nga Darija Androvska. Përveç veprave interpretuese duo dhe solo, në program përfshihen edhe tri vepra franceze: Dy poema të Ronsarit nga Alber Rusel, vepra e shquar e Sofi Lakaz, « Zanoret për flaut solo », e frymëzuar nga një poezi e Artur Rembos dhe « Paqja prehet në shkretëtirë » e Zhan-Kristof Roza.

Aria popullore nga Bahijana Brazileras nr. 5 e Vila-Lobos do të interpretohet në versionin e saj origjinal vokal dhe kitarë. Në koncert do të jetë i pranishëm edhe kompozitori italian Masimilijano Mesieri, vepra e të cilit « Ëndërr në ëndërr » do të interpretohet në koncert.

Një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar, performim i artistëve cilësorë të huaj dhe maqedonas, vepra të përzgjedhura me kujdes nga programi i koncertit, i cili do të mbahet më 4 maj, në orën 20:00, në sallën e vogël të koncertit të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.