Koncert i klarinetistit Pier Zhenison dhe solistit polak Romuald Golebiovski | 3.06.2021

Pierregenissonconcert

Koncert i klarinetistit Pier Zhenison dhe solistit polak Romuald Golebiovski | 3.06.2021

Koncert i klarinetistit Pier Zhenison dhe solistit polak Romuald Golebiovski, me pjesëmarrës të shkollës së muzikës, në kuadër të festivalit të klarinetës, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup.

Të enjten, më 3 qershor 2021, në orën 19:00 Në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi

Poulens: sonatë për klarinetë dhe piano
Debysi : Rapsodia e parë
G. Gershvin: 3 Prelude me klarinetë.

Pikërisht, me ftesë të Festivalit të Klarinetës, Pierr Zhenison, klarinetisti i njohur, do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut nga data 1 deri më 3 qershor 2021.

Pierr Zhenison do të udhëheqë një orë me nxënësit nga shkollat e muzikës në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq në fund të qëndrimit të tij në vend, do të japë një koncert.

I lindur në vitin 1986 në Marsejë, Pierr Zhenison është njëri nga përfaqësuesit më të mirë të shkollës franceze. Fitues i Konkursit Prestigjioz Ndërkombëtar “Karl Nielsen”, ai fitoi Çmimin e Parë dhe Çmimin e Publikut në Konkursin Ndërkombëtar “Zhak Lanselot” në Tokio. Disqet e tij, të shitura me etiketën “Aparté”, janë shpërblyer gjerësisht nga kritikët ndërkombëtarë (Diapason d’or, Choc de l’année de Classica, ffff de Télérama, « CD of the week » du Sunday Times, Gramophone, Clef d’Or de Resmusica…).

Pier Zhenison u trajnua në Konservatorin e Lartë Kombëtar të Muzikës dhe Vallëzimit në Paris me Mishel Arinjon për klarinetë, Kler Dezer, Emi Flamer dhe Zhan Sylem për muzikë dhome. Pasi fitoi njëzëri çmimet e para në këto dy disiplina, ai u largua për të përsosur aftësitë e tij në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos me Jeuda Zhilad, ku mori edhe një diplomë artisti.

Pier Zhenison, është i ftuar rregullisht të interpretojë si solist me orkestra të shumta si Deutsches Symphonie Orchester-Berlin, Orkestra Filarmonike e Tokios, orkestrat e BBC-së, Orkestra Simfonike Odense, Simfonia Sichuan, Orkestra Simfonike Trondheim, Orkestra Simfonike Jyvaskyla, Orkestra Mbretërore Filarmonike e Liezhit, Orkestra Simfonike e Dyseldorfit… dhe bashkëpunon në veçanti me dirigjentë të njohur si: Kristof Urbanski, Olari Elts, Darell Ang, Sasha Goetzel, Kristof Pendereçki, Aleksandrë Blosh, Lionel Bringuie…