Koncert me nxënës të shkollës së mesme muzikore të Shkupit dhe me Paskal Galoa, dirigjent | 18.11.2022

Pozadina Pascal Gallois

Koncert me nxënës të shkollës së mesme muzikore të Shkupit dhe me Paskal Galoa, dirigjent | 18.11.2022

Koncert i muzikës klasike

Koncert me nxënës të shkollës së mesme muzikore të Shkupit dhe me Paskal Galoa, dirigjent

Të premten, më 18 nëntor 2022, në orën 19 | Në Muzeun e Luftës Maqedonase

Paskal Galoa, drejtor i Konservatorit « Mocart » në Paris, do të udhëheqë masterklasat e orkestrimit me nxënës të shkollës së mesme të muzikës dhe baletit “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup.

Artist i shumanshëm, mjeshtër absolut i një instrumenti, që dikur njihej si enigmatik dhe i stuhishëm, fagoti, Paskal Galoa, solist, koncertist dhe pedagog afirmohet sot edhe në dirigjim, kulmi i domosdoshëm i angazhimit të tij muzikor.

Si një artist i përkushtuar në qytet, që nga viti 2015 ai ka iniciuar Muzikalet e Kiberonit,  festival ku bashkohen klasicizmi dhe moderniteti. Nëse dirigjimi është tani në qendër të jetës së tij muzikore, ai mëton të ndjekë misionin që i ka caktuar vetes: atë të shpërndarjes së pasionit të tij për muzikën dhe leximin, padyshim të veçantë, të veprave të bashkëkohësve dhe klasikëve të tij.

130_14102021_Steve-Reich_010A2232-800x800