Klubi i filmit francez “KËRRIÇI” | 20.11.2020

Pozadina Poulain

Klubi i filmit francez “KËRRIÇI” | 20.11.2020

Në kuadër të klubit të filmit francez, do të jepen tre shfaqje filmike në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga muaji tetor e gjer në dhjetor 2020:

 

Më 20 nëntor 2020, në orën 20, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

“Kërriçi”
nga Matje Sapen (2018, 1 orë e 37 min.), me Aleksandra Lami dhe Finegan Oldfild

Arno Zhores është një politikan i ri 25-vjeçar, i cili rastësisht do të bëhet pjesë e ekipit të fushatës presidenciale. Ai bëhet një ndihmës i Agnes Karaxhiçit, përgjegjëse për komunikim, një grua e fuqishme dhe me përvojë, që e tërheq dhe magjeps atë. Datat dhe koha do të komunikohen më vonë.

Me përkthim në maqedonisht.
Ju lutemi rezervoni biletat tuaja drejtpërsëdrejti në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Telefonat: 02 30 71 814, 2 30 65 968.

Numri i biletave është i kufizuar deri në 30.

 

Data do të caktohet më vonë
“Mirupafshim natës”
nga Andre Teshine (2019, 1 orë e 43 min.), me Katrin Denev dhe Kejsi Mote

Klajn Miriel është shumë e lumtur që takon nipin e saj Aleksin, i cili vjen për të kaluar disa ditë me të, para se të nisej për të jetuar në Kanada. E befasuar nga sjellja e tij, ajo së shpejti do të zbulojë se ai e ka gënjyer atë. Aleksi përgatitet për një jetë të re, ndërkaq Miriel duhet të veprojë sa më parë…

 

Gjatë muajit dhjetor

Të mërkurën, më 21 tetor 2020, ora 20
► “Vagabondi i bukur
nga Lyka Bernar (2017, 1 orë e 44 min.), me Sharl Berlen dhe Svan Arlo.

Komandanti Belfroa me entuziazëm të pamjaftueshëm e pret pensionin e tij, atëherë kur vjedhja e një pikture do të tërheqë vëmendjen e tij. A është kjo për shkak të elegancës së aktit? Guximit për kundërvajtje? Bukurisë së një vepre arti të vjedhur? Belfroa fillon kërkimin e vjedhësit të pazakontë, një vjedhësi që vazhdimisht ia del të ik.