Një punim- një debat | « Ndër vite » | 06.02.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Një punim- një debat | « Ndër vite » | 06.02.2025

Ekspozitë dhe takim me Izabella Sokolovskën nga ESNAF-i

Të enjten, më 6 shkurt 2025 | Në orën 18| Në Institutin Francez në Shkup

„Ndër vite“

Ekspozitë dhe takim me Izabella Sokolovskën nga ESNAF-i

Artet dhe zejet në qendër të vëmendjes së Institutit Francez në Shkup!

Zhytuni në botën unike të njohurive artizanale me ekspozitën inauguruese të artistes frankofone dhe themelueses së kompanisë Esnaf, Izabella Sokolovska.

Kjo ekspozitë e rripave të punuar me dorë dhe produkteve të tjera, e prezantuar në vitrinën e Institutit Francez në Shkup, do të shoqërohet me debat rreth veprave të ekspozuara dhe procesit artistik.

E themeluar në vitin 2018 nga Izabella Sokolovska, Esnafi është një ndërmarrje  vogël, e dedikuar për promovimin e zejtarisë. Markë etike e stilit të jetës, Esnafi mbështet në mënyrë autentike artizanët falë një modeli të tregtisë së drejtë (Esnaf fair-trade), duke u garantuar atyre të ardhura të rregullta për krijimet e tyre.

Punimet e ekspozuara, të gjitha të thurura me dorë, ndërthurin traditën dhe modernitetin, duke mishëruar një ekuilibër delikat midis trashëgimisë dhe inovacionit artistik.

Mos e lëni pa e ndjekur këtë ngjarje, e cila vlerëson dhe shënon mjeshtërinë në të gjitha format e saj!

*


Në kuadër të angazhimit të tij për promovimin e skenës së artit lokal, Instituti Francez në Shkup do të organizojë ekspozita dhe takime artistike gjatë vitit 2025 rreth veprave dhe punimeve që do të ekspozohen në vitrinën dhe hapësirën e tij ekspozuese.

Merrni pjesë në thirrjen tonë të projekteve dhe bëhuni pjesë e kësaj aventure të mrekullueshme artistike, duke dorëzuar aplikimin tuaj deri më 28 shkurt 2025.

Screenshot 2025 01 11 114046