24 Dec Arti i cirkut dhe gjuha frënge “Mëso dhe krijo ndryshe” në Tetovë | 26.02-02.03
Nga e hëna 26 shkurt deri të shtunën 2 mars 2024 | Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik “Loja” në Tetovë
Arti i cirkut dhe gjuha frënge, në kuadër të projektit “Mëso dhe krijo ndryshe” me:
Mari Merkadal dhe Cirkun Oblik
Projekti rajonal “Mëso dhe krijo ndryshe”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Francës, ofron një qasje inovative, e cila ju mundëson të njoftoni artistë francezë dhe të mësoni më shumë rreth artit të tyre përmes gjuhës frënge.
Projekti do të zhvillohet në tre sesione me tema të ndryshme artistike (vallëzim, krijime koreografike, cirk) me pjesëmarrjen e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik “Loja” në Tetovë dhe Aleanca Franceze në Tetovë, partnerë të projektit, janë nikoqirë të sesionit të tretë dhe të fundit, me temën e artit të cirkut, me ç ‘rast do të vij artistja Mari Merkadal, e cila do të qëndrojë në Tetovë nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2024. Ajo do të udhëheqë trajnimet për mësimdhënësit e gjuhës frënge dhe punëtori për nxënësit e tyre.
Mari Merkadal do të ndajë kohë edhe për realizimin e krijimtarive artistike me rreth dhjetë nxënës dhe në fund të qëndrimit të saj do të prezantojë një shfaqje.