
25 Apr Konkurs për të rinj nga Ballkani Perëndimor I Konkurs për përpilimin e posterëve I Afati i fundit i aplikimit: 25 maj 2025
Afati i fundit i aplikimit: 25 maj 2025
#YouthVsFake
Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Pjesëmarrësit duhet të krijojnë posterë origjinalë, përmes të cilëve do të eksplorojnë ndikimin e lajmeve të rreme dhe do të promovojnë rëndësinë e informatave të besueshme dhe cilësore
🔹 Cili është qëllimi i kësaj gare?
– Të nxitet aktivizmi qytetar dhe shkrim-leximi mediatik tek të rinjtë
– Të shfaqen pasojat sociale, politike dhe kulturore të ekzistencës së dezinformimit
– Të promovohet mendimi kritik dhe shprehja krijuese përmes komunikimit pamor
Në secilin vend do të shpërblehen 3 pjesëmarrës.
– Çmimi i 1-rë : 600 €
– Çmimi i 2-të: 300 €
– Çmimi i 3-të: 100 €
Posterët fitues do të shfaqen në linjë, si dhe në ekspozita publike në mbarë rajonin, duke shfaqur një pjesë të një fushate më të gjerë për njohuritë mediatike, të zbatuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit të Medias (CFI) dhe partnerët e saj
🔹Cila është tema e posterit??
Posteri i përpiluar përfaqëson një zgjidhje krijuese në temën e dezinformimit:
si përhapen ato, cilat janë pasojat e përhapjes së tyre ose si mund t’i përballojmë ato.
Përmes simbolikës, humorit, emocionit – të gjitha stilet dhe perceptimet (kundrimet) janë të mirëseardhura!
🔹 Si të regjistroheni ?
Dorëzoni aplikimin dhe posterin tuaj në formular:
Kushtojini vëmendje udhëzimeve teknike dhe përpiloni një poster origjinal..
Lejohet vetëm një aplikim për person.
🔹Për të gjitha pyetjet në lidhje me konkursin, ju lutemi të kontaktoni:
📧 balkanvoices@cfi.fr
Bashkangjitjuni #YouthVsFake dhe krijoni ndryshim me kreativitetin tuaj!