Punëtori për fëmijë dhe të rinj

Punëtori prezantuese për të vegjëlit, nga 3 deri në 6 vjeç

Punëtori për nisje të frëngjishtes përmes lojërave, këngëve, vjershave dhe tregimeve.

1 x 1 orë në javë, 8 orë për një seancë. Çmimi për seancë: 2.000 den.

 

Punëtori teatri, nga 8 deri në 14 vjeç

Punëtori fillestare për teatër, përmes aktiviteteve të zbulimit, ushtrimeve të trupit, zërit, përqendrimit dhe improvizimit. Puna do të përfshijë gjithashtu edhe tekste dhe ndërtimin e personazheve. Punëtoria përfundon me një shfaqje.

1 х 1 orë në javë, 8 orë për seancë. Çmimi për seancë: 2.000 den.

 

Punëtori krijuese dhe edukative

Një vend i përmbushjes, shprehjes dhe krijimtarisë, punëtoritë janë gjithashtu vendi ku gjuha frënge ushtrohet në një mënyrë argëtuese dhe miqësore. Punëtoritë janë të hapura një të shtunë në muaj, për fëmijë që flasin frëngjisht dhe për fëmijë jo-frëngjisht-folës, për më të vegjëlit, sikur edhe për më të rriturit.

Çmimi për punëtori: 350 den.

Çmimi  për nxënësit e IFS-së: 300 den.